Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Tërbohet Cardinale | Nga Lucas Torreira, te Kyle Walker, duke kaluar nëpër Firmino e Milinkovic-Savic dhe deri te Loftus-Cheek, Hojlund e Balogun

Le të bëjmë një bilanc të situatës me përditësimet tona më të fundit të merkatos Milan. Gjithçka që duhet të dini me shifra dhe konsiderata, emër pas emri, vetëm në pak minuta: le t’ia nisim menjëherë pra

Është e qartë, madje shumë e qartë: Milani ka shumë dëshirë dhe është i uritur. Klubi – pas një momenti vështirësie këtë sezon – është bashkuar rreth Stefano Piolit dhe tani po shikon të ardhmen me entuziazëm të përtërirë. Por do të na duhet të kuptojmë se si të veprojmë, si të lëvizim në merkato. Në të gjithë këtë, në fund të ditës luftojet për qëllime të rëndësishme. Rikthimi në katër më të mirat, sigurisht. Por edhe te ëndërrimi për atë finale të madhe Champions League e cila do t’i jepte prestigj një pune që filloi disa kohë më parë. Pioli e di mirë dhe me të i gjithë grupi-skuadër që ka mundur të ndërtojë mes shumë vështirësive. Një grup – ky – i cili në verë do të pësojë më shumë se ndonjë përmirësim.

Merkato, në verë Milani do të bëjë operacione të mëdha

Nuk është e vështirë të kuptohet se si Maldini ka dëshirën e madhe për të vazhduar që të synojë lart. Është në kordat e tij, në kordat e Milanit. Rosonerët – që nga Cardinale e poshtë – janë të vetëdijshëm se objektivi i këtij klubi është që të luftojë në nivele shumë të larta. Gjithmonë. Dhe për këtë arsye, në listën e blerjeve rosonere janë ka më shumë se disa emrat shumë të mëdhenj. Sot duam t’i përditësojnë të dhënat, duke ju treguar shifrat në rrëfimin sonë. Gjithçka që duhet të dini, emër pas emri, në pak sekonda: le t’ia fillojmë menjëherë

7%
Elye Wahi

9%
Marko Grujic

10%
Lucas Torreira

12%
Kyle Walker

16%
Laurentié

17%
Firmino

20%
Milinkovic-Savic

25%
Zaniolo

27%
Fresneda

35%
Loftus-Cheek

37%
Hojlund

40%
Balogun

44%
Nabi Keita

70%
Arnautovic

Dhe është me të, me Arnautovicin, që ne e mbyllim rrëfimin tonë të përditësuar. Mesa duket – sipas zërave të merkatos – kuqezinjtë e kanë bllokuar tashmë, si goditjen e parë për verën e ardhshme. Por jo vetëm atë. Siç e patë – sidomos në mesfushë – do të ketë shumë ndryshime. Milani ka në shënjestër emra të ndryshëm dhe po pret të kuptojë më mirë disa situata përpara se të sulet drejt një emri dhe jo një tjetri. Në fakt, janë disa, si Milinkoviç (në largim nga Lazio), që ndoshta do të vinin te Milani që nesër në mëngjes dhe Zaniolo, për shembull, që si rosoner do të përshtatej mjaftë mirë. Me pak fjalë: të rejat e merkatos verore Milani do të jenë të shumta si edhe mjaft pozitive. Nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të presim. Dhe të bëjmë tifozllëk! Për të qëndruar të përditësuar me të gjitha lajmet më të fundit për Milanin, mjafton të bësh një like këtu <<<

You might also like