
Merkato Milan/ Sulmuesi mbërrin nga Londra: ka marrë përfundimisht OK
Të rejat më fundit për qendërsulmuesin e mundshëm të së ardhmes së Milanit: një lajm i mirë vjen nga Londra në lidhje me merkaton e klubit rosoner. Situata
Edhe kundër Romës, Milani tregoi kufijtë e tij në zonën e sulmit. Kur Olivier Giroud nuk shënon, gjithçka bëhet tmerrësisht e komplikuar.
U deshën lojrat e rradhës së Rafael Leaos, për të sjellë në shtëpi një barazim që me të vërtetë vlen shumë për nga këndvështrimi Champions League. Portugezi, i pakapshëm në pjesën e dytë, ka bërë edhe një herë diferencën me një asist perfekt, për Alexis Saelemaekers.
Pioli në minutat e fundit tentoi të ndryshojë lojën, duke i besuar Divock Origi, por pa sukses. Belgu nuk mundi të ndikojë në atë pak kohë që i dha trajneri nga Parma. Teksa Ante Rebić mbeti në stol. Mbërriti pra, sinjali i fundmë se si sulmi i Milanit në verë mund të ndryshojë plotësisht fytyrën.
Prioriteti, siç është thënë vazhdimisht, do të jetë blerja e një qendërsulmuesi. Belgu nuk ofron asnjë garanci bashkë me kroatin, ndaj mund edhe të bëjë gati valixhet. Ish Liverpooli mund të rikthehet në Angli, ku vazhdon të vlerësohet; nga ana tjetër, anësori i sulmit rosoner, mund të shkojë të luajë ende në Bundesligë. Në sfond vazhdon të jetë situata lidhur me Zlatan Ibrahimoviç, e cila është gjithnjë e më e vështirë për t’u lexuar. Lëndimi duket se i mbyll të gjitha llojet e dyerve drejt qëndrimit të suedezit te rosonerët, por me qendërsulmuesin nga Malmoe, kurrë mos thuaj kurrë. Nga ana tjetër, dëshira për të vazhduar është ende dhe ku i dihet, mbase arrin ta bindë Paolo Maldinin dhe Frederic Massarën për të rinovuar kontratën.
Megjithatë një bomber do të vijë
Pavarësisht nga e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic, Milani do ta bëjë goditjen e tij në sulm dhe emrat janë të gjitha në tavolinë. Në periudhën e fundit ka pasur shumë profile që i janë afruar klubit rosoner.
Siç shumë herë ju kemi treguar, duhet bërë shumë kujdes ndaj pistës që të çon në Ligue 1. Drejtuesit rosonerë kanë parë gjithmonë nga Franca dhe nuk do të mungojnë mundësitë sërish edhe gjatë kësaj vere. Mjaft t’i hidhet një sy renditjes së golashënuesve të kampionatit transalpin për të identifikuar disa nga objektivat e Djallit.
Në krye është Mbappe, por sigurisht që nuk është i vëzhguari i veçantë, por kush është poshtë tij: duke filluar nga ai Jonathan David nga Lille që pëlqehet prej disa vitesh. Megjithatë, kanadezi duket i destinuar për në Premier League.
Një ide që mund të zërë vend është ajo që të çon te Florian Balogun. Klas 2001, në pronësi të Arsenalit, i cili po del në pah me fanellën e Stade Reims. Janë 18 gola në Ligue 1 për sulmuesin që Gunners janë gati të heqin dorë. Konfirmimet vazhdojnë të mbërrijnë dhe gjatë orëve të fundit, mbi këtë mundësi ka shkruar edhe TodoFichajes, duke nënvizuar se nëse do të rikthehej në Londër, për Balogun do të kishte pak mundësi, nisur nga konkurrenca e madhe aty.