Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Sulmi, ideja e çmendur e Maldinit dhe Massarës

Në merkaton e ardhshme verore, Milani mund të ndryshojë rrënjësisht fytyrë. Në sulm, për shembull, priten blerje shumë cilësore

Pas barazimit të dobët në shtëpi (0-0) kundër Empolit, Milani i Stefano Piolit këtë të hënë të Pashkëve është në punë për t’u përgatitur për takimin e madh të së mërkurës në mbrëmje. Në fakt, Napoli do të mbërrijë në ‘San Siro’ për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League: një ndeshje ku nuk duhet gabuar. Në fakt, Djalli i ka vënë vetes objektivin e dyfishtë sezonal për të përfunduar në top katërshen e kampionatit dhe të përpiqet për të fituar ‘kupën e veshëve të mëdhenj’. Të luajë në Champions League vitin e ardhshëm është shumë e rëndësishme për rritjen ekonomike dhe sportive të projektit rosoner.

CHAMPIONS ME ÇDO KUSHT

Për të qenë në gjendje të ndërmarrë një seancë agresive dhe të kënaqshme merkatoje në verë, Milani do të duhet të luajë domosdoshmërisht në Champions League 2023-2024. Drejtuesit e rosonerëve, Paolo Maldini dhe Frederic Massara, kanë shumë punë për të bërë për të përmirësuar – në të gjitha repartet – skuadrën që do të vihet në dispozicion të trajnerit Pioli. Sigurisht që ka nevojë për retushime. Por edhe dhe mbi të gjitha për operacione që të rrisin shkallën teknike dhe cilësore të një organike, e cila për të qëndruar tepër konkurruese në disa fronte duhet të ketë titullarë dhe rezerva në të njëjtin nivel.

NDËRHYRJE TË KUJDESSHME

Numerikisht, aty jemi. Por Milani, në merkaton e ardhshme verore, do të duhet të përforcohet kudo. Prandaj, përballë largimeve të mundshme të Matteo Gabbias, Fodé Ballo-Touré, Tommaso Pobega, Yacine Adli, Ante Rebić dhe ndoshta edhe Divock Origi, Maldini dhe Massara do të duhet të ndërhyjnë me blerjen e një qendërmbrojtësi dhe një mbrojtësi të majtë, një mesfushori qendror, nja dy sulmues anësorë dhe një qendërsulmues. Ndoshta dy, në rast se Zlatan Ibrahimović nuk e rinovon kontratën. E meqë jemi duke folur për rinovimet: është për të mbajtur një sy edhe në situatën që ka të bëjë me Rafael Leão.

ÇËSHTJA LEÃO

Pjesa më e madhe e merkatos së ardhshme të Milanit do të kalojë në mënyrë të pashmangshme përmes konfirmimit ose jo të lojtarit të tij kryesor. Në rast të kualifikimit për në Champions League, ka shanse të shkëlqyer që Milan dhe Leao të gjejnë një akord për të vazhduar kontratën e tij. Mirëpo, në rast se Milani nuk arrin t’ia dalë, portugezi – lidhja e të cilit me klubin e rrugës Via Aldo Rossi do të skadojë pas pak më shumë se një viti, më 30 qershor 2024 – do të dilte në shitje dhe do të transferohej te ofertuesi më i lartë. Po me kë do ta zëvendësonte atë Djalli? Ekziston një ide, ajo e Ansu Fatit, por orët e fundit është (ri)shfaqur një lajm që i bën tifozët milanistë që të ëndërrojnë.

LAJMI

Në fakt, sipas raporteve nga ‘fichajes.net’, Milani do të kishte vendosur një tjetër portugez, João Félix, në krye të listës së dëshirave të tij në rast se do të ndahej me Leão (LEXO LAJMIN ORIGJINAL KËTU). Klasi ’99 luan aktualisht në Premier League, me Chelsea, me formulën e huazimit dhe nga 1 korriku i ardhshëm do të rikthehet te skuadra që zotëron kartonin, pra te Atlético Madrid. Mirëpo ish Benfica nuk dëshiron të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll dhe për këtë arsye do të hidhet në merkato. Djalli, me paratë nga shitja e mundshme e Leaos, do të ishte gati të mos e linte të ikte kjo aferë prej mijë e një netësh.

You might also like