
Merkato Milan, specialisti i merkatos i bën tifozët të fluturojnë: “Milani po mendon për…”
Stefano Pioli është rikthyer në 4-2-3-1, modulin me të cilin Milani ka bërë shumë mirë në të kaluarën dhe që edhe kundër Napolit ka dhënë rezultate shumë të rëndësishme. Ideja pra është të vazhdohet në këtë rrugë edhe në të ardhmen. Kështu edhe në funksion të sezonit të ardhshëm.
Zgjedhja e modulit bazë për t’u përqëndruar dhe me të cilin të punohet është padyshim thelbësore për t’i dhënë drejtim vendimeve të merkatos që Milani do të duhet të marrë gjatë verës. Duke u fokusuar pikërisht në 4-2-3-1, nevojat prioritare janë mjaft të qarta. Përveç qendërsulmuesit, i cili do të shërbejë pavarësisht modulit, do të ketë nevojë edhe për të përforcuar në veçanti linjën e treçerekfushës.
Të paktën një tjetër anësor ofensiv cilësor, por edhe një mesfushor i pastër sulmues qendror, sidomos në rast lamtumire të Brahim Diazit. Kështu, Milani tashmë do të lëvizte në drejtime të ndryshme pikërisht në kërkim të anësorëve dhe mesfushorëve sulmues. Dhe është eksperti i njohur i merkatos, Niccolò Ceccarini, ai që ka zbuluar një lajm shumë të rëndësishëm pikërisht për këtë temë.
Emrat në listën e Maldinit
Një nga emrat që intrigon veçanërisht Milanin për rolin e mesfushorit sulmues qendror është ai i të riut Tommaso Baldanzi, talent që po shpërthen me fanellën e Empolit. Klasi 2003 i pëlqen shumë Maldinit dhe Massarës, të cilët megjithatë kanë në listën e tyre edhe objektiva të tjera edhe më të rëndësishme.
Për shembull, një nga ëndrrat e merkatos së drejtuesve të AC Milan mbetet Nicolò Zaniolo. Shumë po flasin për një sulm të ri të mundshëm të rosonerëve për ish Romën që në verë. Një zgjidhje që mund të jetë e rëndësishme si për anësorët e sulmit, ashtu edhe për rolin e mesfushorit sulmues prapa qendërsulmuesit. Por Ceccarini ka rilançuar edhe emrin e një tjetër top player që do të ishte në shënjestër të Milanit.
Ja çfarë raporton eksperti i merkatos për TMW: “Çështja Brahim Diaz nuk do të jetë e lehtë për t’u zgjidhur dhe në pritje të lajmeve, ja tek rishfaqet në horizont një objektiv i vjetër. Në fakt, klubi rosoner është ende duke menduar për Marco Asensio i cili do të largohet nga Real Madrid në qershor”. Një pistë absolutisht intriguese e nivelit ndërkombëtar. Do të duhet mposhtur konkurrenca e madhe dhe për t’u kuptuar kërkesat ekonomike të lojtarit. Por një goditje e tillë, për më tepër në një transfertë të lirë, nuk mund ta lërë indiferent klubin rosoner.