Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan – Shpërthen Maldini. Blerje e re në Gjermani? Duhet kapërcyer Barcelona

Dritarja e negociatave verore është ende larg dhe operacionet më të rëndësishme sipas të gjitha gjasave do të ndodhin më përtej në kohë, por klubet janë gjithmonë të vëmendshëm dhe merkato, siç dihet, nuk vdes kurrë. Pa dyshim, një pjesë e rëndësishme e mundësive vjen nga parametrat zero, më saktë prej atyre që janë në skadencë kontrate dhe mund të mos rinovojnë me klubet e tyre aktuale.

Midis tyre, një nga më interesantët është Evan N’Dicka. Sipas raportimeve nga disa media gjermane, francezi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij me Eintracht Frankfurtin dhe në gjurmët e tij, siç raporton Mundo Deportivo, është shumë e interesuar Barcelona. Por është edhe Milani, i cili e ka ndjekur prej kohësh, i cili mbetet vigjilent për situatën e tij dhe nuk është e thënë që mund të mos e bëjë një përpjekje gjatë muajve në vazhdim, aq më tepër sepse mund të përfaqësojë një mundësi të madhe me parametër zero.

You might also like