Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Rosonerët janë gati për goditjen e ekzagjeruar: “Është gjithçka e vërtetë!” | Më të fundit

Sipas lajmeve më të fundit që po qarkullojnë në orbitën kuqezinjve ka lidur ideja e re e çmendur e merkatos për Milanin: një emër top

Në pritje për të zbuluar se si do të mbyllet ky sezon i zjarrtë mes garës së kampionatit dhe ëndrrës së Champions League, Milani që tani ka hedhur sytë e po shikon nga e ardhmja dhe – rrjedhimisht – nga merkato e verës, e cila po afrohet me shpejtësi. Njerëzit e merkatos Milan po lëvizin nën radarë në disa fronte dhe këtë e konfirmojnë lajmet e fundit.

Në veçanti, disa emra vërtet të mëdhenj me rëndësi të madhe ndërkombëtare janë shfaqur në orët e fundit. Djalli, në fakt – përveç rinjve – do të donte të shtonte edhe përvojë dhe lojtarë të gatshëm për në organikën në dispozicion të mister Piolit për sezonin e ardhshëm. Nga ky këndvështrim, tani po kërcet emri i një top playeri të vërtetë që do të kishte përfunduar në shënjestrën e Maldinit.

E dimë se projekti i të rinjve nga Milani sigurisht që do të vazhdojë edhe në seancat e ardhshme të merkatos dhe për këtë nuk ka dyshim. Por gabimet në vlerësim të së kaluarës së afërt dhe një sezon me shumë ulje e ngritje po i bindin drejtuesit rosonerë që të përqëndrohen gjithashtu edhe në ndonjë siguri më të madhe. Dhe për disa lojtarë me peshë ndërkombëtare.

Për shembull, orët e fundit, ju kemi folur për Kyle Walker, mbrojtësin anglez klas 1990, i cili është në largim nga Manchester City. Cilësi të mëdha, eksperiencë pa fund dhe kosto të përballueshme: anësori i djathtë mund të jetë në fakt një nga këto goditje të medha me efekt të verës së rosonerëve. Por jo vetëm, sepse tani është afruar me Milanin madje edhe një tjetër big nga City, ndoshta edhe më fortë se Walker.

Jemi duke folur për Aymeric Laporte, edhe ai në largim nga Citizens. Një qendërmbrojtës 28-vjeçar me këmbë të majtë, shumë i zoti edhe në fazën e vendosjes, Laporte ka një vlerësim merkatoje prej gati 40 milionë euro. Por gatishmëria e tij dhe e City për t’u ndarë në fund të sezonit mund të ndihmojë në uljen e kostove të operacionit. Relevo siguron se mbi klasin ’94 – përveç Barcelonës dhe Juventusit – do të ishte edhe Milani. Thjeshtë një sugjerim apo një ëndërr e vërtetë merkatoje? Ta shohim. Sigurisht që po flasim për një goditje që do të ishte vërtet e ekzagjeruar për Milanin.

You might also like