
Merkato Milan, rihapet pista: një mundësi e artë për Maldinin
Vera po afron, edhe pse mendimet e Milanit aktualisht janë të gjitha të përqëndruara në finalen e madhe të sezonit. Lufta për katër vendet e para dhe çerekfinalet e Champions League janë prioritetet kryesore.
Por këto ditë, falë edhe ndërprerjes për shkak të kombëtare, nuk mungojnë zërat për lëvizjet verore në merkato. Milani dëshiron të përforcohet dhe si gjithmonë do të përpiqet të ecë përpara mbi profile të ndryshme.
Nuka janë të pakta mundësi që do të ofrojë merkato për parametër zero, domethënë me ata lojtarë që do të lirohen në fund të sezonit për shkak të skadencës së kontratës. Elementë të tillë duhet të bllokohen dhe të binden menjëherë, që të mund t’i paraprihet konkurrencës së madhe.
Vetëm një transferim i lirë tashmë i sigurt që do të largohet nga skuadra e tij më 30 qershor, është rikthyer papritmas në shënjestër të Milanit, të paktën sipas zërave më të fundit.
Milan, rikthehet në modë pista Aouar: përpjekje e re
Futbollisti në fjalë është Houssem Aouar. Mesfushori francez që është përfolur shpesh kohët e fundit, si për situatën e tij kontraktuale, ashtu edhe për interesimin e Milanit.
Aouar, i cili aktualisht në skadencë me Lyonin, mund të largohet që në janar, por OL nuk ka gjetur një marrëveshje për shitjen e hershme të vështirë me ndonjë klub të interesuar. Milani nga ana tjetër dukej jashtë lojërave pas zërave të muajve të fundit.
Në fakt ishte thënë dhe shkruar se tashmë kishte një parakontratë me Eintracht Frankfurt duke filluar nga korriku i vitit 2023. Por rezultoi një lajm që u përgënjeshtrua nga vetë futbollisti klas 98, i cili në rrjetet sociale bëri të ditur se nuk ka folur ende me asnjë klub. dhe se ishte i pasigurt për të ardhmen.
Prandaj pista Aouar për rosonerët është ende më shumë se e gjallë. Këtë e konfirmojnë mediat franceze, veçanërisht Footmercato: Milani do të kishte rifilluar kontaktet me agjentët e mesfushorit sulmues. Paolo Maldini dhe Frederic Massara do të punonin për t’i paraprirë konkurrencës.