Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Retegui? po! Dhe Gazzetta rilançon: “Edhe 25 milionë për…”

Është ende një sezon për t’u përfunduar, në gjendje që, pavarësisht gjithçkaje, të na dhurojë shumë kënaqësi si për Milanin ashtu dhe për ne, tifozët. Ndërkohë, që, mesa dujet klubi i rosonerëve është projektuar tashmë drejt Milanit që do të vijë. Skuadrës së Stefano Piolit do t’i nevojiten përforcime, duke nisur nga një repart sulmues mbi të cilin rëndon fantazma e një moshe mesatare shumë të lartë. Dhe pikërisht në këtë kuptim, klubi do të kishte vendosur tashmë për një djalosh të ri me shifra të pabesueshme.

E në fakt konfirmime të reja po mbërrijnë nga çdo anë: Milani po lëviz për Mateo Reteguin. 23-vjeçari italo-argjentinas është thirrur nga Mancini për ndeshjet e rradhës së azurrëve dhe vjen nga një periudhë e artë. Golashënuesi më i mirë me Tigren vitin e kaluar, këtë sezon tashmë ka shënuar gjashtë gola në po aq ndeshje të luajtura. Një talent puro për të cilin Maldini dhe Massara kanë lëvizur konkretisht.

Kështu, nuk është sekret që drejtuesit e rosonerëve kanë dërguar skautët e tyre në Argjentinë për ta ndjekur nga afër futbollistin e ri. Për të ka ardhur edhe miratimi i Piolit, i cili vlerëson veçanërisht karakteristikat e tij. Me kontratën në skadencë në dhjetor 2024 Milani mund të përshpejtojë negociatat në përpjekje për ta sjellë atë në “Madonnina” që në verë. Megjithatë, në të gjitha këto lëvizje, duhet pasur vëmendje, sepse profili i italo-argjentinasit nuk është i vetmi i ndjekur nga drejtuesit milanistë. Në fakt, një tjetër konfirmimi mbrrin në faqet e Gazzetta-s i, për një tjetër emër të madh në planet e drejtorit sportiv dhe drejtorit teknik.

Konfirmim i rëndë

Jo vetëm Retegui. Lajmet flasin se kastigu i rosonerëve për sulmin vazhdon edhe më tej. Mosha e Giroud dhe Ibrahimovic dhe performanca zhgënjyese e Origi po e detyron Milanin të shikojë përreth. Në këtë kuptim, pra, tërheq vëmendje ajo që raportohet nga Gazzetta dello Sport. Madje, gazeta konfirmon se Maldini dhe Massara po ndjekin nga afër edhe një tjetër sulmues të ri me të dhëna prej top playeri.

C’è anche Folarin Balogun nei piani del Milan. L’attaccante classe 2001 sta macinando gol in prestito al Reims: sono già 15 in 25 gare di campionato per lo anglo-statunitense. Numeri importanti che hanno attirato, come già vi avevamo raccontato, l’interesse dei rossoneri. Il cartellino del calciatore – al momento quotato tra i 20 e i 25 milioni – è destinato a lievitare da qui alla fine della stagione. Servirà quindi uno sforzo importante da parte del Milan e, in questo senso, i vertici societari avrebbero già messo in contro un investimento pesante per il colpo in attacco. Il casting per il prossimo centravanti rossonero è aperto: non si escludono sorprese da qui all’apertura del mercato.

Zbulohet pra se në planet e Milanit është edhe Folarin Balogun. Sulmuesi klas 2001 po mbushet me gola si i huazim te Reims: janë tashmë 15 gola në 25 ndeshje në kampionat për anglo-amerikanin. Shifra të rëndësishme që kanë tërhequr, siç ju thamë, interesin e rosonerëve. Çmimi i lojtarit – aktualisht është i kuotuar midis 20 dhe 25 milionë – por i destinuar të rritet deri në fund të sezonit. Prandaj do të nevojitet një përpjekje e rëndësishme nga Milani dhe, në këtë kuptim, drejtuesit e lartë të klubit do ta kishin vënë tashmë në llogari një investim të rëndësishëm për goditjen në sulm. Kastigu për qendërsulmuesin e ardhshëm të rosonerëve është i hapur: deri në hapjen e merkatos nuk përjashtohen surpriza.

You might also like