
Merkato Milan / Real Madrid bën bllokadë: mund të dështojnë bisedimet
Kuqezinjtë po përballen me një pengesë të pakapërcyeshme në negociata, sepse Real Madridi nuk dëshiron të dëgjojë arsye
Drejtuesit e Milanit tashmë prej disa javësh po punojnë për finalizimin e planit për të përforcuar skuadrën në kuadër të sezonit të ardhshëm. Sigurisht që kjo është periudha në të cilën nisin kontaktet për të filluar negociatat në prag të verës.
Nuk është mister që kuqezinjtë do të ndryshojnë shumë në fund të sezonit, sepse elementë të ndryshëm të skuadrës do të largohen nga Milanello. Paolo Maldini dhe Ricky Massara e dinë se verën e kaluar mund të kishin bërë më mirë dhe se ka nevojë për më shumë siguri që t’i besohen Stefano Piolit. Numri i basteve mbi blerjet ishte i lartë dhe në më shumë se një rast nuk erdhën përgjigjet e pritshme. Kështu që Djalli duhet të synojë edhe për kampionë tashmë të formuar.
Por këto, padyshim që nuk janë të lehta për t’u arritur dhe ka më shumë se një pengesë. Për këtë arsye, Milani nuk do të donte të privohej nga një siguri si Brahim Diaz, i cili është gjithnjë e më shumë pikë referimi për këtë skuadër, si për nga karakteristikat e lojës së tij, ashtu edhe për rritjen që ka pësuar vitin e fundit. Problemi, për fat të keq, është se këtë herë Real Madridi dëshiron ta rikthejë talenti i tij në bazë dhe nuk dëshiron të dëgjojë arsyen.
Perez dëshiron rinovimin me Brahim Diaz deri më 2027
Galacticos po mendojnë me kujdes për të ardhmen dhe se si të ecin përpara pas përfundimit të këtij sezoni. Janë plot shtatë lojtarë të Merengues në skadencë kontrate dhe Florentino Perez është i gatshëm edhe t’i lërë disa prej tyre të largohen me kosto zero.
Marco Asensio, për shembull, ka një të ardhme larg kryeqytetit spanjoll dhe duket i destinuar për një klub në Premier League. Mesfushori sulmues ende nuk e ka pranuar ofertën me ulje pagë që i kanë bërë Blancos dhe sirenat angleze po e tërheqin. Kjo pasi objektivi i Real Madridit është të përqëndrohet në një rinovim dhe në rikthimin e Brahim Diaz.
Siç zbulon Relevo, presidenti Merengues dëshiron të rinovojë me numrin 10 të kuqezinjve, i cili do të përfundojë huazimin e tij dy vjeçar te Djalli në qershor, për deri më 2027. Milani tashmë e ka diskutuar të ardhmen e fantazistit spanjoll me ndërmjetësin Edoardo Crnjar, e megjithatë arritur në këtë pikë nuk varet edhe aq shumë nga klubi rosoner. Milani do të bëjë gjithçka për ta mbajtur 23-vjeçarin, pavarësisht se muri i Madridit duket i pakapërcyeshëm në këtë pikë.