
Merkato Milan / Po vjen kthesa vendimtare për rinovimin e Leaos? Të rejat më të fundit
Sipas lajmeve më të fundit të mesnatës së mbrëmshme do të kishte ndodhur një kthesë e rëndësishme në çështjen e rinovimit të kontratës së Rafael Leaos me Milanin
Ditët e fundit ka pasur një zhvillim të papritur lidhur me rinovimin e kontratës së Rafael Leaos me Milanin. Në fakt, gazeta Record lançoi një lajm, i cili, nëse konfirmohet, mund të zhbllokojë përfundimisht këtë situatë që po zvarritet prej shumë kohësh. Sipas gazetës portugeze, Lille do të ishte e gatshme të paguante gjobën e plotë ndaj Sporting Lisbonës (për një vlerë prej 20.3 milionë euro).
Klubi francez është dënuar dhe urdhëruar të dëmshpërblejë klubin portugez së bashku me Leaon. Çështja vazhdon prej vitit 2018, me Lille, që humbi apelin e fundit dhe tani duket e gatshme ta mbyllë çështjen. Nëse kjo rezulton e vërtetë, atëherë do të ndryshonte edhe çështja që lidhet me rinovimin e Leaos me Milanin. Klubi i kuqezi tashmë ka vënë në pjatë mbi 7 milionë euro, me lojtarin që ka ngecur pikërisht për shkak të shqetësimit për pagesën e gjobës. Tani ky lajm jep shpresë për një kthesë të qartë pozitive.
Në dritën e kësaj, në Casa Milan po presin të kuptojnë se çfarë do të ndodhë në të vërtetë. Vetëm pak para ndeshjes kundër Empoli Massara deklaroi: “Ka një vullnet të ndërsjellë për të rinovuar dhe është një parakusht i mirë. Ka kompleksitete të veçanta, por ne po i përballojmë me besim e me shpresën për të gjetur një zgjidhje deri në fund të kampionatit”. Duhet theksuar se Lille gëzon 15% të të ardhurave të një shitjeje të ardhshme të Leaos: ndaj mund të bjerë dakord për ta paguar dëmshpërblimin, duke shpresuar më pas për një shitje sa më të shtrenjtë për të mbuluar shpenzimet. Thënë kjo, duke folur për merkaton në hyrje, tani vëmendje të madhe. Cardinale ngjitet në katedër: “Ka vendosur për një goditje të madhe!” <<<