
Merkato Milan, pas Kalulu, një tjetër goditje me zero nga Lioni: ja kush është
Vijnë lajme interesante mbi merkaton Milan. Maldini dhe Massara po mendojnë për goditjen me kosto zero nga Franca. Një sulmues me karakteristika të admirueshme
Nuk ka më dyshime se sulmi i Milanit do të duhet të ribëhet nga e para në funksion të sezonit të ardhshëm. Gjithçka sot sugjeron se Olivier Giroud do të jetë i vetmi që do të konfirmohet, me nënshkrimin e rinovimit shumë afër. Ndërkohë sa i përket Divock Origi, Zlatan Ibrahimovic dhe Ante Rebic, pritet të largohen. E panevojshme t’i përsërisim arsyet. Tre sulmuesit nuk garantojnë vazhdimësi në paraqitje dhe nuk janë në gjendje të japin kontributin e shpresuar. Ndeshja e fundit në kampionat kundër Empolit ishte një demonstrim shumë i qartë i kësaj.
Milani, që aspiron të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit evropian, ka nevojë për shumë më tepër. Sidomos përpara. Nëse është e vërtetë që treçerekfusha arrin të jetë pjellore, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për sulmin. Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë nisur të vlerësojnë emra të ndryshëm për një vend në repartin ofensiv që nga sezoni i ardhshëm. Nga sugjerimet tek opsionet konkrete. Është folur shumë për Hojlund të Atalantës, por edhe për blerjen e Moratës.
Ndërkohë, nga Spanja ia mbërrin një lajm i ri. Drejtuesit e Milanit në fakt po vlerësojnë një goditje me zero kosto nga kampionati francez, e më saktësisht nga Lioni. Një sulmues që mund të jetë i dobishëm për Stefano Piolin, edhe pse jo një lojtar shumë titullar.
Milan, goditja me zero kosto: sulmuesi vjen nga Lioni
Relevo, një portal i njohur i merkatos, ka zbuluar se Milani është shumë i vëmendshëm ndaj situatës së Moussa Dembele. Një emër mjaft i njohur, që sot luan në radhët e Lionit. Kontrata e tij me francezët skadon qershorin e ardhshëm dhe deri më sot nuk ka asnjë hije rinovimi. Paolo Maldini mbështetet në marrëdhënie të mira me Lionin pas marrëveshjes së Kalulu me parametër zero. Kujtojmë se mbrojtësi francez u mor nga të rinjtë e klubit kur nuk ishte ende një profesionist.
Natyrisht, ndryshe është situata me Dembele, i cili nuk ka pse të diskutojë destinacionin e tij të ardhshëm me Lion, duke pasur parasysh kontratën që në skadencë. Sulmuesi, i rritur në akademinë e të rinjve të Paris Saint Germain, është i etur për një ndryshim ambjenti, ndoshta edhe për të patur më shumë hapësirë. Këtë sezon në Ligue 1 ai sigurisht që nuk mund të konsiderohet titullar për trajnerin Laurent Blanc. Vetëm 27 paraqitje, 3 gola dhe 1 asist në të gjitha ndeshjet. Shifra që padyshim nuk bëjnë përshtypje, dhe larg nga koha kur arrinte të shënonte 32 gola në një sezon të vetëm, kur luante me Celtic.
Klasi ’96, është në kërkim të shpagimit dhe Lyon nuk duket më si mjedisi që mund t’i mundësojë vijimësi dhe mirëqenie. Milani, siç thotë Relevo, po e mendon, i joshur nga mundësia për ta marrë me kosto zero. Mund të jetë një nga goditjet në sulm në funksion të sezonit të ardhshëm, sepse gjithçka sugjeron se Paolo Maldini po mendon t’i shtojë baterisë së qendërsulmuesve një tjetër profil, të ri dhe shumë të talentuar.