Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Ora e fundit Leao, mbërrin njoftimi i Pellegattit: “Ju them që…”

Duke folur për merkaton e ardhshme Milan, gjithçka – ose pothuajse gjithçka – do të kalojë nga e ardhmja e Rafael Leaos. Kjo do të jetë pashmangshmërisht nyja thelbësore e projektit rosoner, padyshim së bashku me kualifikimin për në Champions League e ardhshme. Dy hapa që do të përshkruajnë strategjitë e merkatos Milan.

Duke u fokusuar pra te sulmuesi portugez, mundësitë janë të shumta. Klubi rosoner po shtyn gjithmonë për rinovim, të cilin e duan dhe po të përpiqen ta arrijnë deri në fund. Në rast tymi të zi, Milani do ta nxirrte menjëherë Leaon në merkato për të mos rrezikuar ta humbasin me zero në verën e 2024ës. Por, ka edhe nga ata që flasin për një rinovim por me mundësinë që sido që të ndodhë në fund të sezonit Rafa do të largohet.

Shumë top klube evropiane do ta ndiqnin me shumë kujdes çështjen e rinovimit të portugezit, në pritje të zhvillimeve të mundshme. E ndërkohë koha kalon madje po fillon të shtrëngohet. Për këtë situatë ka folur në mikrofonat e Milan News gazetari i njohur i besimit rosoner, Carlo Pellegatti.

Ja çfarë i zbuloi ai kolegut të Milan News: “Për fat të keq nuk do të ndodhë asgjë deri në qershor. E kemi shtyrë e shtyrë, gjithçka duhej të ishte mbyllur që para Botërorit. Situata është shumë e komplikuar dhe do të vendoset në qershor”. Sipas Pellegattit, historia do të ishte e destinuar të zvarritet deri në portat e merkatos së verës së ardhshme. Dhe Milani do të duhet të jetë shumë i kujdesshëm sepse, siç shtoi gazetari, rosonerët do të duhet absolutisht të shmangin një rrezik të madh.

 “Shpresoj që Milani ta kuptojë tani nëse Leao do të qëndrojë apo jo në mënyrë që të lëvizë dhe të jetë gati – nënvizon Pellegatti, i cili më pas vazhdon – Rrezikohet kur mbahet një lojtar dhe gjithmonë shpresohet se ai mund të përmirësohet. Ishte një vit pak i vështirë prandaj dhe çmimi fiziologjikisht ka rënë. E rëndësishme është që të mos e humbisim me zero”.

You might also like