
Merkato Milan / Nuk rinovon: Milani, luftë me Barcelonën për goditjen e madhe
Rinovimi i një prej talenteve më të mëdhenj të La Liga spanjolle është gjithnjë e më larg. Milani dhe Barça sfidohen për ta marrë në qershor
Janë shumë lojtarët që aktualisht i kanë kontrata në skadencë në qershor 2023. elementë të klasit të lartë apo talente në rritje që nuk kanë vendosur ende se çfarë të bëjnë me të ardhmen e tyre.
Bëhet fjalë për raste të mëdha potenciale të merkatos, duke qenë se më 30 qershor këta lojtarë mund të shkëputen zyrtarisht nga klubet e tyre aktuale dhe të zgjedhin në mënyrë të pavarur se ku të lëvizin me kosto zero.
Një listë plot respekt që përmban emra të mëdhenj, të gjithë në skadencë më 2023. Si Leo Messi, Milan Skriniar apo Karim Benzema. Por Milani është mbi të gjitha i interesuar për një xhevahir të Ligës spanjolle që mban emrin Marcos Asensio.
Larg rinovimit: Milani do të tentojë
Tani në Spanjë janë të sigurt. Rinovimi i Asensios me Real Madridin është gjithnjë e më larg. Utopike në këtë pikë, rreth dy muaj e gjysmë para afatit, të mendosh që numri 11 i blancos mund të firmosë dhe të zgjasë last-minut.
Anësori sulmues konsiderohet një yll i vërtetë i futbollit spanjoll dhe atij ndërkombëtar. Por ka nevojë për një aventurë të re për t’u rilançuar për t’u ndjerë sërish titullar, duke qenë se te Reali shumë shpesh niset nga pankina.
Milani është prej kohësh shumë i interesuar për klasin ’96 që në letër do të përfaqësonte goditjen perfekte për të përmirësuar korsinë e djathtë sulmuese. Por nuk do të jetë e lehtë për të bindur Asension dhe shoqëruesit e tij, duke pasur parasysh kostot e operacionit për sa i përket pagës dhe konkurrencës.
Asensio përfiton 4.7 milionë neto në sezon e madje kërkon një rritje page për të lëvizur. Për më tepër, Milani duhet të përballet me tundimin e Barcelonës: rivalët historikë të Realit do të ishin gati t’ia rrëmbenin talentin iberik madrilenëve dhe të përsërisnin operacionin legjendar Luis Enrique të 1996, edhe në atë rast me kosto zero.
Por edhe Premier League po shtyn gjithashtu për Asension. Sipas Todofichajes.com, 27-vjeçari spanjoll po kërkohet edhe nga Arsenali dhe ka mbi vete për tani teorike, interesimet e Chelsea dhe Manchester City. Një operacion pothuajse i pamundur që Milani të marrë po-në e Asensios, por nëse rrugëtimi i skuadrës së Piolit në Champions League vazhdon me nota të larta, klubi mund të fitojë njohje, vlerësim dhe të ardhura si një big evropian.