Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Nuk i ndahet Serie A: forcë dhe fantazi, zgjedhja e duhur për Djallin?

Gjatë seancës së ardhshme merkatos verore mund të konkretizohet një aks shumë interesant merkato mes Milanit dhe Salernitanës, me disa emra në pjatë. Në casa granata pëlqehen shumë profilet e Yacine Adli, i cili ka hasur në shumë vështirësi për të gjetur hapësirë ​​këtë sezon me Stefano Piolin, si dhe Lorenzo Colombo, i cili duhet të rikthehet nga huazimi te Leçe. Ndërsa Djalli, do t’ia kishte vënë sytë Pasquale Mazzocchi, një anësor i djathtë fleksibël që mund të mbulojë si rolin e mbrojtësit ashtu dhe atë të mesfushorit.

Megjithatë, për të ndezur fantazinë e tifozëve rosonerë, padyshim është një tjetër lojtar i afruar me Milanin. Bëhet fjalë pikërisht për Boulaye Dia. Sulmuesi senegalez aktualisht është ende në pronësi të Villarrealit, por duket se Salernitana është gati të paguajë 12 milionë eurot e nevojshme për shpagimin e tij në arkat e ‘Nëndetëses së verdhë’. Dhe atëherë, Djalli mund të përpiqet të bëjë goditjen përfundimtare për ta rrëmbyer performancën e klasit 1996.

Milan, shifrat e Boulaye Dia për këtë sezon

Janë disa avantazhet e Milanit në ndërmarrjen e këtij lloj operacioni. Para së gjithash, Boulaye Dia ka moshën në anën e tij. Sigurisht nuk bëhet fjalë për një lojtar të freskët fare, por është ende 27 vjeç dhe kjo do t’i mundësonte të ishte më i riu në dispozicion të Stefano Piolit, përjashto Lorenzo Colombo. Për më tepër, është në pjekuri të plotë sportive, një aspekt që nuk duhet nënvlerësuar në bilancin e përgjithshëm.

Edhe në planin fizik Boulaye Dia duket se jep garancitë e duhura. Gjatë sezonit, sulmuesi senegalez ka zbritur 28 herë në fushë me fanellën e Salernitanës, 22 prej të cilave që nga minuta e parë, duke demonstruar konsideratën që kishin ndaj tij fillimisht Davide Nicola dhe më pas Paulo Sousa. Në përgjithësi, ka humbur vetëm një ndeshje për shkak të një dëmtim, teksa ulej në stol në fitoren 3-0 kundër Monzës.

Së fundit, por jo më pak e rëndësishme, të dhënat realizative. Boulaye Dia, që në sezonin e tij të parë në Serie A, ka arritur në shifra dyshifrore, duke shënuar 11 gola. Jo vetëm kaq, sepse kanë qenë edhe 6 asiste thelbësore për shokët, duke e bërë atë një sulmues të kompletuar. Ende nuk ka bërë hapin e madh në karrierën e tij dhe kush e di, ndoshta kjo mund të ndodhë me fanellën e Milanit.

You might also like