Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Një mundësi me kosto zero nga Real Madridi

Në prag të seancës së ardhshme të merkatos, Milani kërkon të përfitojë nga një mundësi me kosto zero nga Real Madridi

Midis atyre që janë në skadencë kontrate dhe mund të largohen nga klubi i tyre në qershor 2023, është edhe mbrojtësi i Real Madridit, Nacho. Spanjolli kohët e fundit ka gjetur goxha hapësirë me Carlo Ancelottin, por duket se ai dhe klubi nuk kanë ndërmend të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku dhe ende nuk ka shenja për një zgjatje të mundshme të kontratës.

Gjithashtu, siç raportohet nga calciomercato.it, Milani do të kishte kryer një sondazh për mbrojtësin iberik, për të kuptuar nëse për të mund të tentohej edhe më tej. Objektivi do të ishte kompletimi i repartit mbrojtës në dispozicion të Stefano Piolit, i cili me Naçon do të pasurohej me një element ekspert.

You might also like