Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Një lojtar i madh dëshiron të vijë te Milani: “Kanë nisur kontaktet” | Më të fundit

Siç ju kemi thënë shpesh në muajt e fundit, Milani po përgatitet për një gjysmë revolucion të merkatos në verë. Me të vërtetë shumë janë lojtarët rosonerë që mund të largohen nga Milani në fund të sezonit. Mes skadencave të kontratës, lojtarëve që nuk do të shpagohen dhe shitjeve të mundshme, po flasim madje edhe për një ekip të tërë në pikëpyetje.

Përballë kaq shumë largimeve, natyrisht, duhet të ketë edhe një merkato në hyrje po aq e bollshme dhe e rëndësishme. Maldini dhe Massara e dinë shumë mirë dhe për këtë arsye tashmë kanë nisur lëvizjet prej disa kohësh për të identifikuar objektivat e tyre të mundshëm. Me pak fjalë, e ardhmja do të jetë një merkato shumë e fortë dhe në lëvizje për Milanin. Në kërkim të përforcimeve cilësore por edhe të përballueshme.

Nga ky këndvështrim, në fletoren e rosonerëve do të kishte përfunduar një lojtar shumë i rëndësishëm, i cili do të kishte lënë mënjanë çdo ofertë tjetër vetëm për të pritur Milanin: kontaktet mes palëve do të kishin filluar tashmë.

E nëse flasim për mundësi të mëdha merkatoje me kosto të ulët që intrigojnë kaq shumë Milanin, atëherë padyshim që i duhet kushtuar vëmendje e veçantë atyre lojtarëve që do t’i shohin kontratat e tyre të skadojnë në fund të këtij sezoni. Me pak fjalë, lojtarët që do të jenë në dispozicion me parametër zero.

Klubi rosoner sigurisht që nuk është i ri në këto lloj goditjesh. Dhe sipas asaj që kemi mësuar, drejtuesit e Milanit në fakt do të kishin vërtetë ndër mend të peshkonin nga merkato e lojtarëve të lirë gjatë verës. Të paktën nja dy blerje mund të vijnë pikërisht në këtë mënyrë. Dhe një prej tyre mund të jetë mesfushori franko-algjerian Houssem Aouar, kontrata e të cilit me Lyon është afër skadimit. Emri i klasit ’98, ka qarkulluar prej kohësh në orbitën e Milanit, por tashmë kanë ardhur përditësime të reja të rëndësishme.

Kështu, sipas lajmeve më të fundit, Aouar do t’i kishte ndalur ofertat që i vijnë sepse dëshiron vetëm Milanin. Lojtari, do të kishte zgjedhur kështu, rosonerët, të cilët ndërkohë kanë nisur bisedimet me shoqëruesit e tij prej disa kohësh. Maldini mund të vendosë ta realizojë përfundimisht goditjen në rast se do të hasë vështirësi të veçanta në shpagimin e Brahim Diaz nga Real Madrid. Ndërkohë, ai vazhdon ta mbajë të ngrehur këtë pistë, me Aouar që pret Djallin.

You might also like