
Merkato Milan / Një lajm i fortë, eksperti i merkatos: “Idea e fundit për sulmin!” Detajet
Nuk ka dyshim se goditja e ardhshme e madhe e Milanit në merkato do të vijë në sulm. Klubi i rosonerëve është në kërkim spazmatik për një qendërsulmues të ri, duke pasur parasysh vështirësitë e hasura nga reparti aktual sulmues i rosonerëve, i cili deri më tani ka garantuar shumë pak gola.
Pritet rinovimi i Olivier Giroud, i cili do të ratifikohet së shpejti. Më pas do të duhet kuptuar se cili do të jetë fati i Zlatan Ibrahimoviçit. Por pavarësisht nga e ardhmja e këtyre dy totemëve të mëdhenj rosonerë, Milanit do t’i duhen forca të reja përpara. Kjo edhe sepse Divock Origi dhe Ante Rebiç praktikisht duken jashtë projektit.
Kjo është arsyeja pse shumë emra të sulmit po qarkullojnë prej muajsh në orbitën rosonere. Në listën e merkatos Milan janë disa objektiva të kahershëm, ide sugjestive, ëndrra të vërteta të merkatos, por edhe disa surpriza të mundshme të bujshme. E në këto orë ka dalë edhe kandidatura e Tammy Abraham të Romës: ja të gjitha detajet për këtë çështje.
Ideja e fundit
Një sugjestion që me siguri do t’i habisë dhe do t’i ndajë tifozët milanistë: Abraham te Milani. Nëse do të kishim folur për të verën e kaluar, do të kishte qenë vërtet një emër i rëndësishëm, duke pasur parasysh performancën e qendërsulmuesit anglez në kampionatin e kaluar (27 gola dhe 5 asiste). Por gjatë këtij viti Abraham nuk po e përsërit vetveten (për momentin vetëm 7 gola dhe 6 asiste). Dhe për të dyert e mekatos mund të hapeshin në verë. Për një transferim të mundshëm te rosonerët ka folur eksperti i njohur ndërkombëtar i merkatos, Ekrem Konur, duke zbuluar disa të reja padyshim të rëndësishme.
Gazetari – ndër të tjera – edhe i ESPN, Marca dhe Record Portugal, ka nënvizuar në profilin e tij Twitter se Milani po monitoron nga afër situatën që ka të bëjë me sulmuesin anglez të Romës, Tammy Abraham. Një ide që mund të marrë kuotë nëse gialorosët dhe qendërsulmuesi klas 1997 vendosin të ndahen në verë. Por Konur ka shtuar edhe një detaj tjetër të rëndësishëm.
Madje eksperti i madh i merkatos ka shkruar edhe se “Milani do të dëgjojë ofertat që do mbërrijnë për sulmuesin 27-vjeçar belg Divock Origi në dritaren e merkatos verore”. Pra, pista Abraham mund të materializohet pasi të shitet Origi, me anglezin që do të zinte vendin e ish sulmuesit të Liverpoolit. Një situatë për t’u monitoruar me kujdes.