
Merkato Milan – Një goditje për të ardhmen: sytë mbi Osimhen e ri?
Milani po përgatitet për një muaj prilli vërtet të zjarrtë. Rosonerët do të luajnë një pjesë të mirë të sezonit në tre ndeshjet e planifikuara kundër Napolit. Djalli, në fakt, ka mundësinë të kalojë në gjysmëfinale të Champions League si edhe të luftojë për të fituar vendin e katërt, në funksion të Championsit të ardhshëm. Kështu, pa u kualifikuar për në Champions League të ardhshme, merkato verore e rosonerëve mund të ngadalësohet në mungesë të të ardhura evropiane.
RINOVIMET
Të ardhura që mund të shërbejnë edhe për rinovimet dhe shpagimet. Në fakt, Milani do të duhet të marrë disa vendime të rëndësishme në merkaton e ardhshme verore. Le t’ia nisim me dy rinovimet që mungojnë: Rafael Leao nuk e ka zgjatur ende kontratën e tij në skadencë më 2024 dhe pa një kualifikim në Champions League të vitit të ardhshëm, kjo mund të jetë e pamundur. Tjetra është e Oliver Giroud, që duhet të jetë një rinovim më i thjeshtë.
SHPAGIMET
Përveç zgjatjeve kontraktuale, Milani do të duhet të mendojë edhe për shpagimet: rosonerët, në fakt, do të duhet të flasin me Real Madridin në seancën e ardhshme të merkatos, për mesfushorin sulmues Brahim Diaz. Spanjolli mbetet zgjedhja e parë në rolin e tij nga Stefano Piolit. Shpagim më i vështirë duket për Serginho Destin, ndërkohë që ka pasiguri edhe për atë të Aster Vranckx.
EMRAT PËR SULMIN
Përveç rinovimeve dhe shpagimeve, Milani mund të jetë edhe në kërkim të sulmuesit të së ardhmes në sesionin e ardhshëm të merkatos verore. Rosonerët do të duhet të mendojnë për zëvendësimin e Giroud dhe Ibrahimovic të cilët nuk janë më sulmues në lule të moshës. E në këtë drejtim emrat janë të shumtë: përflitet për Balogun, Okafor e deri te Retegui. Megjithatë, Djalli, mund të jetë shumë i vëmendshëm edhe ndaj ngjarjeve të një sulmuesi të ri nigerian.
ZËRAT E MERKATOS
Kështu, Milani mund të jetë i interesuar për një bomber të ri gati në të shpërthyer, i cili gjithashtu mund të konsiderohet edhe si Victor Osimhen i ri. Siç raportohet nga calciomercato.it, emri do të ishte ai i Gift Orban. Njëzet vjeç, në sezonin e tij të parë te Gent, ai ka arritur të tërheqë vëmendjen e disa top klubeve për shkak të ndikimir të tij të jashtëzakonshëm në klubin belg: dymbëdhjetë gola në dhjetë ndeshje me shtatë gola në gjashtë prezenca në kampionat dhe pesë të tjerë në katër ndeshje të luajtura në Conference League. Janë pikërisht këto karakteristika mund ta tundojnë Milanin në seancën e ardhshme të merkatos.