Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Më në fund gjendet zëvendësuesi i Kessié, është në Premier League | Më të fundit

Milani i Stefano Piolit po përgatitet të përjetojë 45 ditët e fundit të sezonit me shpejtësi skëterrë. Në kampionat, është një vend në katër vendet e para të klasifikimit për t’u pushtuar. Në fakt, objektivi i rosonerëve është që edhe vitin e ardhshëm të luajnë në Champions League. Në mes, një dopjo gjysmëfinale Champions League kundër Interit, e cila, nëse shkon siç duhet, mund t’i sigurojë Djallit një vend në finalen e turneut në Stamboll (Turqi). Ndërkohë, drejtuesit Paolo Maldini dhe Frederic Massara vazhdojnë të punojnë në merkato.

DREJTUESIT NË PUNË

Merkato verore do të nisë zyrtarisht vetëm më 1 korrik, por Milani që tani po punon për të qenë gati për seksionin e negociatave. Fillimisht, Maldini dhe Massara kanë përcaktuar dhe zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Olivier Giroud, i cili ka nënshkruar për një tjetër sezon me Djallin (skadon më 30 qershor 2024). Objektivi i këtyre muajve do të jetë mbi të gjitha arritja te tymit të bardhë dhe marrëveshja për rinovimin e kontratës me Rafael Leãon, top playeri i vërtetë i skuadrës së Piolit. Megjithatë, mbetet për t’u kuptuar nëse Milani do të jetë apo jo në Champions League në sezonin 2023-2024.

SITUATË PËR T’U QARTËSUAR

Pra, edhe katër çështje merkatoje mbajnë në ajër situatën në casa Milan me sa duket deri në qershor, përpara fillimit zyrtar të seancës së re të negociatave. Që do të thotë, ato që kanë të bëjnë me shpagimin e mundshëm të lojtarëve aktualisht në huazim me rosonerët. Po shkojmë drejt lamtumirës së Sergiño Dest dhe Tiémoué Bakayoko, të cilët do të rikthehen përkatësisht te Barcelona dhe Chelsea. Në mesfushë, është i mundur qëndrimi Aster Vranckx nga Wolfsburg, por jo i sigurt. Maldini dhe Massara do të dëshironin edhe të mbështeteshin te Brahim Diaz. Por mund të bien ndesh me dëshirat e Real Madridit, i cili, pas tre vitesh huazimi me kuqezinjtë për andaluzianin, do të donte ta rikthente futbollistin me origjinë nga Málaga në kryeqytetin iberik, në oborrin e Carlo Ancelotti.

BLERJE DHE SHITJE

Mirëpo sesioni real i merkatos verore, me pas, do të shohë një Milan po aq dinamik. Largime të mundshme, përveç portierëve Ciprian Tătărușanu dhe Antonio Mirante dhe çiftit Dest-Bakayoko, edhe Matteo Gabbia, Fodé Ballo-Touré, Yacine Adli, Junior Messias, Ante Rebić dhe Divock Origi. Maldini dhe Massara parashikojnë të blejnë, përveç portierit të dytë Marco Sportiello, edhe një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të majtë, pastaj një mesfushor qendror me cilësi dhe substancë, disa elementë në treçerekfushë dhe të paktën një qendërsulmues. Milani, për mesfushën, do të donte të zëvendësonte denjësisht Franck Kessié, i larguar në verën e 2022 dhe objektivisht ende i pazëvendësuar siç duhet.

LAJMI

Lajmi i merkatos mbi këtë temë ka të bëjë pikërisht me këtë, me trashëgimtarin e Kessié te Milani. Djallit i ishte ofruar Naby Keïta, klas 1995, i cili do të lirohet nga Liverpooli pas shumë vitesh. Nëse do të kthehej ai i parë në Bundesligë me RB Leipzig, do të ishte një goditje e madhe.

Por në të vërtetë, është një tjetër ish Leipzig që luan në Premier League, një nga emrat e nxehtë në fletoren e drejtuesve rosonerë. Zërat, në fakt, e japin Milanin në gjurmët e Tyler Adams, klas 1999, kapiten i kombëtares amerikane dhe mesfushor i Leeds United. Këtë sezon deri më tani ka grumbulluar 26 paraqitje ndërmjet kampionatit (24) dhe F.A. Cup (2). Whites e kanë paguar 17 milionë euro verën e kaluar, por në rast rënie në Championship, mund ta shesin me një çmim edhe më të ulët. Milani e ndjek edhe për fleksibilitetin e tij. Mund të luajë jo vetëm si mesfushor, por edhe si anësor i djathtë. Edhe si mbrojtës anësor, edhe si mbrojtës anësor i lartë.

You might also like