
Merkato Milan / “Më i mirë se Aouar”: goditja e Milanit në mesfushë
Vera është ende larg. Milani i Stefano Piolit është i thirrur të luajë deri në fund gjatë muajve të fundit për të arritur kualifikimit e Champions League së ardhshme.
Njëkohësisht do të bëhet përpjekte për të arritur sa më larg në kompeticionin europian më prestigjioz, që i sheh rosonerët në çerekfinale. Sfida e dyfishtë ndaj Napolit dhe gjysmëfinalja eventuale kundër Interit ose Benfikës i bëjnë tifozët e Milanit të ëndërrojnë. Tifozë që kur kthehen në tokë, duhet të përballen me realitetin e ashpër të një vendi të katërt për të fituar.
Goditje në mesfushë
Djalli vjen nga një disfatë shumë djegëse kundër Udinezes dhe këto ditë, përveçse është folur për të ardhmen e Stefano Piolit, të të gjithë drejtuesve dhe qartësisht të stadiumit, me rikthimin në Itali të Gerry Cardinale, është diskutuar shumë edhe për merkaton.
Milani do të duhet të përfshijë në organikë lojtarë ekspertë, të cilët mund të japin përgjigje menjëherë sepse merkato e fundit e transferimeve i zhgënjeu totalisht pritshmëritë. Duhen përforcime në çdo repart dhe veçanërisht në mesfushë, pas një zëvendësuesi të Franck Kessié që nuk erdhi kurrë.
Rikthim i dashurisë
Para pak munutash, duke folur në kanalin e tij në YouTube për përforcimin e mundshëm në mesfushë, gazetari i njohur me besim rosoner Carlo Pellegatti zbuloi: “Kam parë se janë 7 lojtarë të Manchester United që do të shiten në fund të sezonit, siç do të ndodhë me Chelsea. Në këto dy merkato mund të tërhiqesh, ka lojtarë që mund të jenë me interes. Më 2021 i interesonte Milanit, kur luante te Leipzig, e kam fjalën për Sabitzer. Është një lojtar klas ’94, lojtar ekspert, jo shumë i lartë. Nuk po them se i intereson Milanit, por nga 14-15 para se të mbërrinte te Bayerni ai shënonte 40 gola. Nëse do të isha Milani, do ta mendoja. Është një lojtar i kalibrit ndërkombëtar, Milani me të me siguri do të ishte më i fortë. Mes Aouar dhe Sabitzer, nuk kam asnjë dyshim, do të merrja mesfushorin austriak”.
Marcel Sabitzer është një lojtar në pronësi të Bayern Munich, i huazuar te Manchester United. Mesfushori është i destinuar të rikthehet në Bavari por vështirë se do të qëndrojë me skuadrën gjermane. Mund të bëhet kështu një mundësi për t’u kapur në ajër.