Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Me Champions League në sulm ndaj amerikanit: shifrat

Është një objektiv konkret i merkatos Milan për sezonin e ardhshëm. Dhe plotësisht i arritshëm në rast të mbërritjes në vendin e katërt

Klas 2001, qendërsulmuesi anglez, por i lindur në Nju Jork, është një objektiv konkret i merkatos Milan për sezonin e ardhshëm. Kolegët e përtejdetit e kanë raportuar lajmin sot duke shtuar se, duke qenë që Djalli, është në kërkim të një sulmuesi për sezonin 2023-2024, ia ka vënë sytë Folarin Balogun, lojtarit në pronësi të Arsenalit dhe autor, deri më tani, i 19 golave ​​dhe 3 asisteve në 32 ndeshje ndërmjet Ligue 1 dhe Kupës së Francës me Stade de Reims, skuadër me të cilën luan me formulën e huazimit.

Merkato Milan, Balogun objektivi i parë për sulmin

Arsenali, theksohet në të përditshmen torineze Tuttosport, është i vendosur të fitojë para nga shitja e Balogun, i cili do të rikthehet te ‘Topçinjtë’ nga 1 korriku i ardhshëm pas sezonit në Francë, për t’i bërë sërish valixhet gati për një destinacion tjetër. Mbi sulmuesin i cili ka veshur edhe fanellën e Middlesbrough në karrierën e tij janë disa klube, (në Gjermani, për shembull, RB Leipzig po shtyn fort), por edhe Milani është i vëmendshëm ndaj tij dhe, në të vërtetë, jepet në ngritje në kuotime.

‘Gunners’at e vlerësojnë 35 milionë: me Champions League mund të bëhet

Sot, ndoshta, Balogun është emri në krye të listës së objektivave të merkatos Milan për sulmin sipas drejtuesve Paolo Maldini dhe Frederic Massara. Megjithatë, do të jetë thelbësore që Djalli të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Championsit. Pa hyrjen e Milanit në turneun e ardhshëm kontinental të klubeve, në fakt do të bëhej e vështirë të ‘sulmohej’ vlerësimi prej 35 milionë eurosh që londinezët i bëjnë çmimit të lojtarit. EuroDerby, Sheva mes të shkuarës dhe të tashmes >>>

You might also like