
Merkato Milan / Maldinit i habit të gjithë: “Në vend të Leaos mund të vijë ai” | Lajmi i fundit
Pavarësisht se si do të përfundojë sezoni, priten shumë lajme në merkato për Milanin gjatë verës së ardhshme. Në veçanti, sulmi i rosonerëve mund të ndryshojë pothuajse tërësisht lëkurë dhe interpretues. I vetmi praktikisht i sigurt për rikonfirmim është Olivier Giroud, i cili së shpejti duhet të rinovojë kontratën me Djallin.
Për pjesën tjetër, të gjithë janë në pikëpyetje. Zlatan Ibrahimoviç do të duhet të kuptojë se cilën rrugë të ndjekë, teksa Divock Origi dhe Ante Rebic mund të nxirren në merkato nga Milani, veçanërisht në dritën e paraqitjeve të tyre të dobëta të këtij sezoni. Dhe pastaj, më e rëndësishmja në fund, është Rafael Leao. Negociatat për rinovimin vazhdojnë, por mbeten komplekse. Vullneti për të qëndruar bashkë është i dyanshëm, por nevojitet të arrihet akordi. Që, deri më sot, nuk ka ardhur.
Hipoteza e shitjes, derisa tymi i bardhë i shumëpritur nuk vjen, mbetet absolutisht e besueshme dhe konkrete. Pa rinovim, Milani është i detyruar ta nxjerrë menjëherë në merkato Leaon. E më pas do të duhet ta zëvendësojë me një profil në lartësinë e duhur. E përsa i përket kësaj të fundit, mbërrijnë zëra shumë insistues që na zbulojnë se cili do të ishte emri surprizë në mendjen e Maldinit për pas Leaon.
Siç thamë, negociatat për rinovimin e Leaos me Milanin janë ende rrugës, por rosonerët janë vazhdimisht në kërkim për të identifikuar profilet e duhura në rast se marrëveshja nuk arrihet. Edhe sepse, në rast dështimi për t’u kualifikuar në Champions League, gjëja do të bëhej edhe më e vështirë.
Një nga emrat më të sponsorizuar gjatë muajve të fundit ka qenë ai i Noah Okafor i Salzburgut. Një talent i rëndësishëm, ende relativisht i ri dhe i aftë për të lëvizur në frontin sulmues. Por është folur edhe për shumë alternativa të tjera: nga Nicolò Zaniolo te Noa Lang, te Saint-Maximin e te shumë të tjerë. Por, siç thamë më lart, lajmet sot kanë sjellë edhe një herë një tjetër emër të rëndësishëm.
Sipas zërave përtej Adriatikut, Milani do të ishte veçanërisht i interesuar për Elye Wahi, xhevahir klas 2003 i Montpellier. I zoti të luajë si qendërsulmues dhe si sulmues i majtë, francezi ka realizuar 12 gola (plus 2 asiste) në 24 ndeshje të sezonit. Gjithashtu sipas këtyre zërave, drejtuesit e lartë rosonerë e shohin Wahi si një profil perfekt për të zëvendësuar Rafael Leaon. Çmimi i sulmuesit tashmë është mbi 20 milionë euro, por duke pasur parasysh shitjen e mundshme të Leaos, kostoja e transferimit padyshim që nuk do të ishte problem.