Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan, Maldini e ka zgjedhur qendërsulmuesin e ri: po vazhdojnë kontaktet

Situata aktuale e Milanit na tregon se diçka duhet riparë në funksion të sezonit të ardhshëm por edhe në mënyrë substanciale. Skuadra e Stefano Piolit, sidomos kohët e fundit, po has në shumë vështirësi për të gjetur fitoren. Si për të metat në mbrojtje ashtu edhe për ato në sulm. Megjithatë, shkalla teknike në prapavijë është e shkëlqyer, dhe gabimet kanë ardhur nga mungesa e dukshme e vëmendjes. Shkurtimisht, Thiaw, Kalulu dhe Tomori përfaqësojnë një treshe lojtarësh të nivelit të lartë, mbi të cilët Milani mund ta bazojë mbrojtjen e tij edhe për vitet e ardhshme. Ndoshta duke futur disa shartime me karakteristika të ndryshme.

Por që sulmi rosoner është ai që vajton më shumë, nuk ka dyshim. Nga katër qendërsulmues, Milani mund të mbështetet konkretisht vetëm në një, që është Olivier Giroud. Francezi, pavarësisht se është 36 vjeç, po demonstron integritet të jashtëzakonshëm fizik dhe një mprehtësi të çmebdur. Për pjesën tjetër, Zlatan Ibrahimovic, Divock Origi dhe Ante Rebic nëse është e nevojshme, nuk po japin garanci, në të gjitha këndvështrimet. E nisim nga niveli fizik, me tre të cilët nuk mund të përcaktohen si sulmues në formën e duhur. Shpesh përballja me dëmtimet nuk garanton vijimësi. Ndaj dhe mungesa e qëndrueshmërisë shkakton në mënyrë të pashmangshme ehe dështimin teknik kur këto rikuperohen.

E’ inevitabile uno stravolgimento sostanziale nel reparto per la prossima stagione. Paolo Maldini e Frederic Massara hanno cominciato a lavorare sodo in tal senso.

Është e pashmangshme pra një përmbysje thelbësore në repart për sezonin e ardhshëm. Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë nisur të punojnë shumë në këtë drejtim.

Milan, revolucion total në sulm

Duket e padiskutueshme pra që dikush do të thotë lamtumirë në fund të sezonit. Duke nisur ndoshta nga Zlatan Ibrahimoviç. Suedezi, sado lidership, guxim dhe përvojë të kalojë në dhomat e zhveshjes, nuk mund të jetë më një element kyç në sulmin e Milanit. Në moshën 41-vjeçare, është i destinuar t’i japë lamtumirën futbollit në fund të sezonit. Ai shpreson të jetë në gjendje të vazhdojë, por dëmtimi i fundit muskular e diktohet nga kohë fiziologjike që nuk mund të neglizhohen.

Përsa i takon Origi dhe Rebiç. Një nga të dy ka shumë të ngjarë të largohet nga Milanello në fund të sezonit. Me shumë gjasa është kroati Ante që parashikohet të thotë lamtumirë. Sidomos në këtë sezon ka patur një prani zero, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Milanit nuk i intereson një lojtar me cilësi të rëndësishme, por që mungon për më shumë se gjysmë sezoni në fushë. Dhe nuk është risi që sezonet e Rebiç janë të këtij lloji. Ndërsa për Origi, shumë do të varet nga pjesa tjetër e sezonit. Nëse ai tregon njëfarë realizueshmërie dhe integritet fizik, mund të qëndrojë, përndryshe edhe për të do të priten ofertat e duhura për ta lënë të shkojë.

Atëherë, kush do të mbërrijë në verë për të zënë një vend të spikatur në sulmin e Milanit? Është ai, i përzgjedhuri.

Milan, kanë nisur kontaktet për sulmuesin e ri

TuttoMercatoWeb bën të ditur se Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë vendosur kontaktet e para me Udinezen për Beto Betuncal. Sulmuesi portugez aktualisht është në krye të listës së dëshirave të drejtuesve rosonerë. Fizik të mirë, shpërthyes dhe nuhatje për gol. Nga ana tjetër, Beto e dëshmoi pikërisht ndaj Milanit se është një qendërsulmues për t’u respektuar. Ai i shënoi dy gola skuadrës së Stefano Piolit. Më 2021 dhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ku shënoi golin e 2-1, duke e ndarë përfundimisht ndeshjen.

You might also like