
Merkato Milan / Lëvizjet e mëdha të Maldinit për sezonin e ri: ky është 11-shi i ëndrrave për 2024!
Merkato Milan / Lëvizjet e mëdha të Maldinit për sezonin e ri: ky është 11-shi i ëndrrave për 2024!
Milani do të duhet të rinovojë plotësisht formacionin e tij për kampionatit e ri me një merkato shumë të rëndësishme transferimesh: ja cila është njëmbëdhjetëshja e ëndrrave
Milanit do t’i duhet absolutisht t’i shmangë gabimet e së kaluarës në merkato. Organika aktuale në dispozicion të Stefano Piolit ka shumë boshllëqe dhe pak mundësi për zëvendësime në lartësinë e titullarëve. E, nëse gjithë kësaj i shtojmë se shumë do të largohen gjatë verës, formacioni rosoner mund të ndryshojë tërësisht fytyrën sezonin e ardhshëm.
Parashikohet, faktikisht në casa Milan një verë e zjarrtë, me një merkato që do të duhet të revolucionarizojë pothuajse të gjithë ekipin. Shumëçka do të varet nga kualifikimi për në Champions League e ardhshme, një objektiv që askush nuk dëshiron ta vërë as në diskutim. Me rikonfirmimin e Piolit në stol dhe me rikthimin në 4-2-3-1, Maldini tashmë po punon për t’i dhënë trajnerit të tij një ekip shumë më konkurrues dhe më të kompletuar.
Kështu, duke u bazuar në lajmet më të fundit të merkatos që po qarkullojnë në mjedisin rosoner, ne jemi përpjekur t’i paraprijmë në kohë atij që – në mendjen e Maldinit dhe bashkëpunëtorëve të tij – mund të jetë formacioni i ëndrrave të Milanit për sezonin e ardhshëm: ja ku është, me titullarë dhe rezerva për çdo pozicion në fushë:
Portierë – Maignan-Sportiello
Mbrojtës të djathtë – Kadioglu-Kalabria
Qendërmbrojtës – Tomori-Thiaw
Qendërmbrojtës – Kalulu-Umtiti/N’Dicka
Mbrojtës të majtë – Theo Hernandez-Valeri/Parisi
Mesfushorë qendrorë – Tonali-Krunic
Mesfushorë qendrorë – Bennacer-Aouar
Krah i djathtë – Zaniolo-Saelemaekers
Mesfushor sulmues – Asensio-De Ketelaere / Baldanzi
Anësorë të majtë – Rafael Leao-Spertsyan
Sulmues – Hojlund Giroud
Pra, ky ishte formacioni në ëndrrat e Milanit për sezonin e ardhshëm, midis objektivave vërtet konkretë, sugjestioneve të rëndësishme dhe – pikërisht – ëndrrave reale të merkatos. Një gjurmë e asaj që mund të jetë 11-shi i rosonerëve vitin e ardhshëm.