Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Lamtumirë CDK, zhurma Icardi dhe një goditje e madhe | Më të fundit

Mungojnë vetëm nja dy muaj nga për deri në përfundim të sezonit, me Milanin që do të duhet të bëjë një finale sezoni shumë të rëndësishe për të arritur objektivat e tij. Më pas do të hapen menjëherë dyert e merkatos, në të cilën do të bëjë padronin. Por në realitet, megjithatë, siç është normale dhe e drejtë, merkato ka nisur tashmë prej kohësh.

Kjo në fakt është një periudhë shumë e nxehtë, gjatë së cilës klubet dhe drejtuesit e ndryshëm lëvizin nën radarë dhe larg vëmendjes për të bërë diskutimet e para, për të kryer sondazhe, për të vendosur kontaktet dhe për të paraprirë kohët dhe konkurrencën për objektivat e merkatos. Me pak fjalë, lëvizet në parakohë për t’u përgatitur për vijën e nisjes. Dhe Milani, natyrisht, nuk bën përjashtim.

Përkundrazi, siç jua kemi përsëritur vazhdimisht, kuqezinjtë janë ndër klubet më aktive, duke pasur shumë situata në lojë për të cilat duhet të punojë. Për këtë motiv, zërat dhe lajmet në lidhje me Djallin nuk mungojnë kurrë. Le t’ia nisim atëherë të bëjmë një bilanc të të gjitha të rejave më të fundit të merkatos Milan me përmbledhjen tonë të zakonshme të merkatos: mes emrave të mëdhenj që nuk mungojnë kurrë dhe të papriturave, le të fillojmë shfletimin e lajmeve njëri pas tjetrit.

Dueli Champions

Milani dhe Napoli, përveçse kundërshtarë të mëdhenj në fushë, mund të jenë edhe në optikën e merkatos. Në fakt, sipas lajmeve më të fundit, të dy klubet janë në garë për Noah Okafor të Salzburgut. Milani ka lëvizur shumë përpara për sulmuesin zviceran klas 2000 dhe e ka ndjekur tashmë prej shumë muajsh. Por risia vjen pikërisht nga Napoli, i cili do të ishte gati të sfidonte kuqezinjtë për talentin 22-vjeçar. Salzburgu kërkon rreth 25 milionë euro për Okaforin, që në verë është i destinuar të ndryshojë ajër.

Një goditje e madhe po vjen?

Në orët e fundit, CalcioStyle ka zbuluar ekskluzivisht një lajm që – nëse konfirmohet – mund të përbëjë një goditje të vërtetë në merkato. Sipas kolegëve, Milani nuk ka hequr dorë nga Houssem Aouar, pavarësisht se lojtari është një hap larg Romës. Në të vërtetë, Massara do të kishte takuar agjentët e lojtarit për të rilançuar dhe mbyllur marrëveshjen, duke shkëputur në fotofinish nga duart Mourinhos. Drejtuesi i kuqezinjve do të kishte arritur një marrëveshje me shoqëruesit e Aouar në bazën e 3.5 milionë eurove, ndërsa Roma ka ngecur në 3. Le ta mbajmë parasysh edhe këtë lajm pra. Ndonëse jemi të detyruar të theksojmë se pas verifikimeve të ndryshme, na duket se Aouar është gjithmonë shumë pranë Romës dhe se marrëveshja është praktikisht e mbyllur. Të shohim.

Më të fundit për CDK

Charles De Ketelaere thjesht nuk mund ta tregojë veten te Milani. Paraqitjet e tij vazhdojnë të jenë nën ton dhe të vagëta, aq sa gjithnjë e më shumë burime po rilançojnë hipotezën e një lamtumire të mesfushorit sulmues belg në verë. Ose, të paktën, një lamtumirë, me klasin 2001 në huazim për t’i dhënë përvojë dhe për t’i garantuar vazhdimësi dhe kohë më të madhe për të luajtur. Një hipotezë, kjo e fundit, mjaft e largët për momentin. Por kujdes nga sirenat e zakonshme që vazhdojnë të bien nga Anglia, me klube të ndryshme të Premier që do të ishin gati për të bërë përpara. Deri më sot, e ritheksojmë Milani dëshiron ta mbajë CDK-në dhe t’i japë besojë edhe për sezonin e ardhshëm, por ndonjë ofertë e madhe edhe mund t’i ndryshojë kartat në tavolinë.

Edhe një herë Maurito

Një sezon për t’i hequr kapelën atij të Mauro Icardit me fanellën e Galatasaray: 13 gola dhe 8 asiste në 18 ndeshje sezonale. Dhe Milani, në kërkim të një bomberi të ri për sezonin e ardhshëm, mund të rikthehet e të bëjë një mendim për të. Siç ju kemi thënë, Maldini dhe Massara kanë dy profile në mendje për goditjen në sulm: ose një lojtar i ri tashmë shumë i fortë dhe për rrjedhojë shumë i shtrenjtë, ose një sulmues më me përvojë që është më i gatshëm që në fillim me kosto më të ulëta. Icardi do të ishte prototipi perfekt i këtij lloji të dytë të goditjes. Ndër të tjera, argjentinasi mezi pret të rikthehet në Itali dhe në veçanti në Milano.

Një super goditje

Ju kemi folur së fundmi edhe për vullnetin e Milanit për të bërë një goditje të madhe në mesfushë dhe në sulm. Ndër bigët që qarkullojnë në orbitën rosonere janë Ruben Loftus-Cheek i Chelsea, Sergej Milinkovic-Savic i Lazios dhe Piotr Zielinski i Napolit. Megjithatë, vëmendje edhe Dominik Szoboszlai, fenomenit hungarez klas 2000 të Leipzig. Milanit ky djalosh i ka pëlqyer prej kohësh dhe mund të tentojë goditjen nëse nuk ia arrin ta shpagojë Brahim Diazin nga Real Madrid.

You might also like