Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Lamtumirë Brahim: Ja fantazisti që Maldini ëndërron në vend të tij! | Më të fundit

Djalli tashmë prej muajsh është i përqendruar në rinovimin e Rafael Leaos, i cili mbetet prioriteti kryesor dhe një nga çështjet më të rëndësishme të merkatos në casa Milan. Por ka edhe situata të tjera të varura në balancë që së shpejti do të kërkojnë vëmendje për t’u zgjidhur. E njëra prej tyre padyshim është e ardhmja e Brahim Diazit.

Siç ju kemi thënë vazhdimisht, Milani do të donte ta mbante. Por për ta bërë duhet të arrihet një marrëveshje me Real Madridin për një shpagimin përfundimtar të kartonit të futbollistit. Një detaj që rrezikon të komprometojë planet e rosonerëve në lidhje me ‘xhuxhin’ spanjoll. Po, sepse Maldini do të donte një zbritje në shumën e rënë dakord me Blancos, të cilët përkundrazi, po mendojnë edhe që ta rikthejnë Brahimin në “shtëpi”. Reali do t’i thotë lamtumirë Dani Ceballos dhe Marco Asensio në fund të sezonit dhe zgjidhja Brahim Diaz do të ishte më logjike. Por ka edhe më shumë.

Faktikisht, në tavolinë do të ishte edhe një ofertë e Arsenalit, gati për të investuar 30 milionë euro për të marrë mesfushorin sulmues në Londër. Një propozim që Reali do ta vlerësonte me kujdes dhe që padyshim do të ishte shumë më i lartë se sa mund të përballonte Milani. Prandaj rreziku i humbjes së Brahim Diazit është shumë konkret. Për këtë arsye, Maldini tashmë po kërkon në merkato një zëvendësues të mundshëm të spanjollit, me një ëndërr të veçantë në mendje.

Një numër 10 i ri

Me Brahimin në largim, Milanit do t’i duhej absolutisht një fantazist i ri. Në fakt, në atë pozicion do të mbeteshin vetëm Charles De Ketelaere (i cili deri më tani i ka zhgënjyer pritshmëritë) dhe Yacine Adli (i cili mund të largohet në huazim gjatë merkatos së ardhshme verore).

Milani do të kishte identifikuar tashmë disa pista për t’ia arritur. Njëra, mjaft intriguese dhe më e lirë, ndërsa e dyta që përfaqëson ëndrrën reale të merkatos së Maldinit. I pari përfaqësohet nga i riu Tommaso Baldanzi i Empolit. Një talent italian që po tregon rezultate të shkëlqyera në Serie A dhe që mund të jetë gati për të bërë kapërcimin drejt një klubi të madh. Klasi 2003 do të kushtonte rreth 15/20 milionë euro. Por është emri i dytë ai që më së shumti i intrigon drejtuesit rosonerë.

Bëhet fjalë për Nicolò Zaniolo, i cili mbetet në mendimet e Maldinit edhe për verën e ardhshme. Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, ish-Roma mund të rikthehet në Itali që gjatë merkatos së ardhshme të transferimeve. E ndjek edhe Juve, por hipoteza më konkrete do të mbetej pikërisht Milani, i cili qëndron vigjilent pas tentativës së janarit të kaluar. Maldini e vlerëson shumë Zaniolon, i cili mund të përfaqësojë një zgjidhje të vlefshme si për krahët sulmues, ashtu edhe në rolin e mesfushorit sulmues pas qendërsulmuesit.

You might also like