Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Lajmi i bën tifozët të ëndërrojnë: “3 goditje të mëdha për Milanin!” | Më të fundit

Në idetë dhe planet e drejtuesve të Milanit është një merkato e madhe verore për të vazhduar rritjen në mënyrë eksponenciale. Një rrugëtim që do të vazhdojë përpara ndër vite. Por e dimë se Cardinale dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë ndërmend të humbin kohë dhe terren ndaj kundërshtarëve të tyre.

Numri një i RedBird, në veçanti, nuk lejon uljen e stekës. Objektivi minimal është kualifikimi për në Champions League, por shifrat do të duhet të ngrihen në kohë të shpejta. Nëse është e mundur, që sezonin e ardhshëm. Në fakt, për Cardinale është thelbësore pasja në dorë e një klubi fitues, i cili tërheq sponsorë dhe që ka një jehonë shumë të rëndësishme mediatike edhe në nivel ndërkombëtar. Dhe plani për të rilançuar markën Milan në mënyrë të pashmangshme do të kalojë edhe nga merkatoja rosonere.

Për këtë arsye, në prag të verës që po afron, priten investime të konsiderueshme në merkato nga ana e Milanit. Me të ardhurat eventuale nga Champions League dhe një merkato masive shitjesh (priten shumë largime në fund të sezonit), klubi rosoner do të synojë të përqëndrohet në goditje shumë të rëndësishme. Për këtë ka folur edhe eksperti i njohur i merkatos, Alfredo Pedullà, i cili zbuloi disa lajme shumë interesante që kanë të bëjnë me merkaton rosonere.

Milan, tre goditje të mëdha

Në editorialin e tij për sportitalia.com, Pedullà ka folur për të ardhmen e dy diamantëve të kuqezinjve si Rafael Leao dhe Brahim Diaz. Dy pjesë të çmuara të organikës së Milanit që Maldini dhe Massara do të donin t’i blindonin te Milani. Por gazetari ka zbuluar edhe një lajm të rëndësishëm në lidhje me merkaton e blerjeve të Milanit.

 “Milan merr maksimumin nga ky sezon, pastaj e mbyll me tre goditje të domosdoshme”, shkruan Pedullà. Që më pas shpjegon se cilat do të ishin tre blerjet e mëdha që rosonerët duhet të sjellin në shtëpi. Para së gjithash “gjysëmanësori për të kompensuar (me vonesë) lamtumirën e Kessie”. Pra, një mesfushor dinamik, me këmbë dhe me sasi. Më pas edhe dy goditje të tjera, me gazetarin që në këtë rast përmend edhe emrat e disa lojtarëve.

Kështu eksperti i merkato e mbyll duke zbuluar se: “Anësor i djathtë sulmues, ndoshta Zaniolo i cili do të ndryshonte ekuilibrat. Një sulmues qendror që Milani duhet ta kishte marrë të paktën 5 seanca në merkato më parë: duke qenë se të gjithë mendojnë që Hojlund nuk i dihet vlerësimi i vërtetë, do të shkonim te Scamacca për një shpirt gjithnjë e më italian”. Thënë këtë, tani Maldini do të mendonte edhe për diçka tjetër shumë të madhe: Milani ëndërron 7 goditje të frikshme për sezonin e ardhshëm!

You might also like