
Merkato Milan / Lajmi bombë, mbërrijnë konfirmime të forta: “Gjithçka e vërtetë!”
Një Milan i madh, Milani i madh anuloi Napolin në Maradona, i destinuar të ngrejë Skudeton në qiell në fund të sezonit. Rosonerët nuk u trembën aspak, përkundrazi. Performancë në substancë, cilësi, intensitet, vëmendje dhe guxim: një fitore e madhe, e cila e afron Milanin me objektivin e tij primar sezonal.
Padyshim që po i referohemi kualifikimit për në Champions League e ardhshme. Një objektiv që nuk mund të dështojë, edhe për zhvillimin e merkatos së rradhës së rosonerëve, që do të duhet të jetë me rëndësi absolute. Maldini dhe Massara, në këtë kuptim, kanë filluar të lëvizin. Milani ka nisur tashmë të kërkojë përforcime të mundshme për sezonin e ardhshëm, midis ideve, sugjerimeve dhe ëndrrave reale të merkatos.
Në lidhje me këtë, orët e fundit ka dalë një lajm i madh surprizë, një bombë e vërtetë merkatoje për Milanin që tani po gjen konfirmime të reja dhe shumë të rëndësishme: rosonerët po mendojnë vërtet për një goditje shumë të madhe.
Risi dhe konfirmime
Një goditje e madhe për sulmin: do të jetë kjo dhurata e parë e merkatos që Milani do t’i bëjë Stefano Piolit në verë. Për të tashmë po flasim prej muajsh, ashtu si dhe për emrat që po qarkullojnë në orbitën rosonere. Por është njëri, mbi të gjjithë që është shfaqur ditët e fundit, i cili do të ishte një surprizë e vërtetë.
Po flasim për Tammy Abraham, i cili në verë mund të largohet nga Roma. Ju kemi folur edhe dje për këtë synim, duke ju sjellë disa zëra merkatoje që e afrojnë qendërsulmuesin anglez me Milanin. Një lajm padyshim befasues, por që tani po bëhet gjithnjë e më popullor. Aq sa konfirmime të rëndësishme kanë mbërritur direkt nga Roma.
Kështu, sipas atyre që shkruan gazeta romane Il Messaggero, Milani është vërtet i interesuar për Abraham dhe po i ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me situatën e klasit ’97. Konkurrenca do të ishte e madhe, veçanërisht nga Premier League, por rosonerët do të ishin në dritare për Abrahamin.