
Merkato Milan / Kthesë në të ardhmen e sulmuesit rosoner: zgjidhja që i bën të lumtur të gjithë
Në fund të sezonit do të jenë shumta vlerësimet që do të duhet të bëjë Milani në merkato. Në brendi të organikës së Stefano Piolit do të duhet të ndryshohet më shumë se diçka dhe janë të shumtë ata që mund të bëjnë valixhet gjatë verës.
Një prej tyre është padyshim Ante Rebiç. Sulmuesi kroat këtë vit ka ofruar një performancë padyshim nën pritshmëritë dhe situata e tij te rosonerët ka ndryshuar tërësisht në krahasim me vjet. Ish Eintracht e pati nisur mirë edhe me dy gola në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Udinezes, pas së cilës mbërritën lëndimet e zakonshme dhe u detyrua të ndalonte për disa javë. Vetëm 3 gola për të në 29 paraqitje sezonale: një rezultat vërtetë shumë i dobët.
Problemi i vërtetë është se Rebic, ashtu si Origi, nuk ka qenë në gjendje t’i jepte një shkundje Djallit kur është thirrur në kauzë për të bërë titullarin. Rosonerët gjithashtu kanë humbur terren në renditje sepse kanë zhgënjyer. Klasi ’93, i cili më parë shtynte për të luajtur më me vazhdimësi, tashmë është në merkato dhe për të ka disa zgjidhje që dalin në prag të merkatos verore.
Rebic dhe Vranckx, fate të kryqëzuara?
Një nga këto zgjidhje është ajo e rikthimit në Bundesligë, kësaj here te Wolfsburg. Kjo hipotezë ishte diskutuar që verën e kaluar, por më pas Rebic vendosi të qëndronte te Milani, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar dhe negociatat mund të rinisin.
Në krye të Wolfsburgut është një admirues i tij i madh, pikërisht bashkëkombasi i tij Nico Kovac. Trajneri e ka stërvitur si në kombëtare më 2013 deri në 2015, ashtu edhe te Eintracht Frankfurt nga 2016 deri më 2018, kështu që me kënaqësi do ta rikthente përsëri. Megjithatë, Rebic ka ende një kontratë të gjatë, e cila skadon më 2025 dhe Maldini dhe Massara do të donin të përfitonin diçka nga kartoni i tij, por edhe nga ky këndvështrim janë një zgjidhje.
Në fakt, Milan dhe Wolfsburg janë në marrëdhënie të mira sepse kuqezinjtë mbyllën marrëveshjen e huazimit të Aster Vranckx verën e kaluar. Për mesfushorin belg ishte rënë dakord një shumë prej rreth 12 milionë eurosh dhe, megjithëse lojtari nuk ka gjetur shumë hapësirë, klubi po reflekton për investimin e mundshëm. Maldini beson fort në potencialin e djaloshit dhe kishte në mendje të negocionte shumën me Wolsfburgun, por interesi për Rebiç hap një rrugë të re.
Kartoni i Rebiç arritur në këtë pikë mund të jetë pjesë e marrëveshjes dhe të mbulojë, tërësisht ose pjesërisht, shumën për shpagimin e Vranckx. Mundësitë e kësaj zgjidhjeje do të kuptohen më vonë, kur Milani të marrë vendime përfundimtare për të dy futbollistët.