Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Kthesa e Asensio: e vërteta për ofertën e Realit

Portali Relevo raporton një lajm shumë të rëndësishëm për negociatat mes Real Madridit dhe Asensio për rinovimin. Lajmi tregon të vërteta të panjohura

Marco Asensio përfaqëson tashmë prej disa sezonesh një ëndërr e madhe merkatoje për Milanin dhe të gjithë tifozët e tij. Në fund të fundit, cili klub nuk do ta donte një lojtar të këtij kalibri në skuadrën e tij? Mesfushori sulmues spanjoll, për shkak të aftësive dhe karakteristikave të tij, ka përfaqësuar gjithmonë një talent për t’u ëndërruar. Perfekt për të luajtur pas sulmit, ai krenohet me klasin e shkëlqyer. Asensio është dribling, gola, asiste dhe shpërthim në zonën e fundit. Ta imagjinosh në skakierën e Stefano Piolit, në qendër të tredhëëmbëshit të treçerekfushës, është sigurisht shumë sugjestionuese.

Paolo Maldini, siç përflitej deri pak muaj më parë, ka pasur kontakte reale me shoqëruesit e Marco Asensio. Kontrata në skadencë qershorin e ardhshëm padyshim që tërheq shumë klube, përfshirë Milanin. Marrja e një top playeri të tillë me kosto zero do të ishte një aferë e jashtzakonshme. Nga sa dimë, lojtarit spanjoll i ka pëlqyer dhe vazhdon ta pëlqejë destinacionin Milan në rast lamtumire me Real Madridin. Në këtë rast do të kishte pengesa në lidhje me kërkesat për pagën e Asensio dhe pagesat e agjentëve të tij, dhe padyshim disa kosto komisionesh.

Por përpara se të flasim për merkaton, siç thamë, duhet të kuptojmë nëse në fund Asensio do të qëndrojë në Madrid. Mundësia është reale. E zbulon Relevo, e cila nxjerr disa të vërteta të paqarta deri më sot.

Asensio, rinovimi është i mundur: çfarë i mungon marrëveshjes

Siç shpjegon Relevo, Marco Asensio vazhdon të vendosë në vend të parë mundësinë e qëndrimit në Madrid. Agjentët e tij kanë folur rrjedhshëm me klubin e Florentino Perez që nga tetori 2022, periudha e fillimit të Botërorit të Katarit. Që atëherë, kontaktet kanë qenë të ngushta. Kujtojmë se zërat më të akredituara në merkato kanë raportuar se Asensio është kundër rinovimit për shkak të ofertës së pretenduar në rënie nga Real Madridi. Nuk është e vërtetë, thotë Relevo. Kjo nuk është çështje ekonomike. Blancos i kanë vënë në pjatë lojtarit një ofertë me një pagë më të lartë se ajo aktuale. Çfarë mungon nga nënshkrimit atëherë?

Marco Asensio dëshiron të jetë i sigurt për një vend të spikatur në formacionin titullar të Real Madridit. Qëndroi në kryeqytetin spanjoll sepse Carlo Ancelotti i kishte siguruar lirinë e madhe të lëvizjes, por nuk ndodhi kështu. Kjo është arsyeja pse lojtari është distancuar gjithnjë e më shumë nga qëndrimi i tij në Madrid. Ai shënon mesatarisht gati një gol ose asist për ndeshje, duke qenë se shënon ose u shërben shokëve çdo 91.8 minuta. Ka tetë gola dhe gjashtë asistime në vetëm 1286′. Është golashënuesi i pestë më i mirë i skuadrës, por vetëm i 16-ti në kohën e minutazhit.

Ndoshta nuk e ka plotësisht gabim Asensio. Një tjetër faktor vendimtar në të cilin ai dëshiron të shohë qartë ka të bëjë me pozicionin e tij në fushë. Është gjendur shpesh duke luajtur lart në të djathtë në 4-3-3 e Ancelottit. Mirëpo ai preferon të lëvizë më në qendër, pozicion nga i cili performon më mirë nga çdo këndvështrim. Me pak fjalë, aspekte që duhen sqaruar në optikën e rinovimit. Ndryshe, Asensio e di se ka oferta në Francë (PSG), Angli (Arsenal dhe Newcastle) dhe Itali (Juventus dhe Milan?). Ajo që do të vlerësojë realisht nuk do të jetë edhe aq oferta ekonomike sesa projekti sportiv, një faktor që mund ta tregojë shumë më mirë Paolo Maldini.

Por ndjesia është se fillimisht do të duhet të kuptohet se kush do të jetë trajneri i Madridit sezonin e ardhshëm, nëse do të jetë akoma Ancelotti apo një tjetër. Kjo është edhe arsyeja pse Asensio po e merr me ngadalësi këtë çështje.

You might also like