Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Ikën Origi? Një ish nerazurr në oborrin e Piolit!

4 nga 5

PO KU KE PËRFUNDUAR?

Simboli i këtij viti të shtrembër për Milanin është padyshim Divock Origi. Pasi iu bashkua kuqezinjve në merkaton verore 2022, në kosto zero, pas vitesh në Liverpool që e kishin vlerësuar me epitetin e ‘legjendës së Reds’, qendërsulmuesi belg, klas 1995, deri më tani ka dështuar në të gjitha drejtimet. Një kujtim i largët i lojtarit që vuloste Premier League dhe Champions League më 2019. Vetëm 2 gola (kundër Monzës dhe Sassuolo, në tetor 2022 dhe janar 2023) dhe një asist në 27 ndeshje të luajtura mes Serie A, Champions League dhe Superkupës së Italisë. Vërtet minutat në fushë janë vetëm 881′ në total, por ecuria negative mbetet. Ai ka admirues në Premier League dhe në fund të sezonit mund të shitet: fiton shumë (4 milionë euro neto në sezon), ndërkohë që është pak i dobishëm.

KTHEHU PAS

VAZHDO MË TEJ

You might also like