Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / I pëlqen dhe mund ta blejë: ja kush është talenti i Serie A që ngacmon Maldinin

Janë afera të ndryshme që Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë të thirrur për të realizuar në verë. Midis hyrjeve dhe daljeve, sesioni i ardhshëm i merkatos duhet të jetë plot negociata. Janë shumë rolet në të cilat duhet ndërhyrë.

Nëse Stefano Pioli vendos të vazhdojë përpara me modulin 4-2-3-1, duhet kuptuar se çfarë zgjedhje do të bëhet për pozicionin e mesfushorit sulmues. Brahim Diaz është në huazim dhe mund të rikthehet te Real Madrid, Yacine Adli do të largohet dhe Charles De Ketelaere përfaqëson një faktor të panjohur. Belgu mund të ketë një shans të dytë, por nuk mund të përjashtohen kurrë surprizat.

Merkato Milan, një fantazist i ri nga Serie A?

Ndër profilet që Milani po vëzhgon me shumë interes është edhe ai i Tommaso Baldanzi, 20-vjeçari në pronësi të Empolin. I lindur në Poggibonsi, po shkëlqen këtë sezon me paraqitje të mira. Ka shënuar 4 gola në 22 prezenca në Serie A deri më tani.

Maldini dhe Massara, siç ju thamë po e ndjekin me shumë interes. Marrëdhëniet me Empolin janë të mira. Rade Kruniç dhe Ismael Bennacer mbërritën nga klubi toskan në verën e 2019. Nuk përjashtohet që drejtuesit rosonerë të telefonojnë sërish presidentin Fabrizio Corsi për të tentuar të hyjnë në negociata të reja.

Çmimi i Baldanzit është rreth 15-20 milionë euro. Edhe Napoli është në gjurmët e futbollistit të ri e madje edhe klubi kampan mund të mbështetet në marrëdhënie shumë të mira me Empolin, në sajë të operacioneve të tjera të kryera në seancat e mëparshme të merkatos. Për fantazistin e ri pra mund të pritet një duel tërësisht italian, por nuk duhen përjashtuar edhe pretendentë të tjerë të mundshëm.

Ka pasur zëra për interesim edhe nga Interi, skuadra të cilës Baldanzi i shënoi në San Siro në fitoren 1-0 të toskanëve më 23 janar. Një paraqitje vërtetë e shkëlqyer në një stadium historik. Pas asaj ndeshjeje u fol edhe më shumë për të ardhmen e tij dhe një ndryshim të mundshëm të fanellës në verë.

Empoli nuk do ta kishte problem ta mbante djaloshin edhe për një sezon tjetër, në mënyrë që ta rrisë dhe ta përmirësojë më tej. Nuk duhet përjashtuar edhe një operacion që parashikon një marrëveshje për qëndrimin e tij si i huazuar në Toskanë. Në fund të sezonit do të kuptojmë se cili do të jetë fati i Baldanzit, i cili do të duhet të vlerësojë me kujdes zgjidhjen më të mirë për rrugën e tij të rritjes.

You might also like