
Merkato Milan / Goditje nga Brazili: Maldini nis lëvizjet për sulmuesin i ri anësor
Në fushatën e ardhshme të blerjeve, Milani me siguri do të marrë një anësor të ri të djathtë në sulm. Një përforcim që tifozët e kanë kërkuar që në sesionin e kaluar veror të merkatos.
Alexis Saelemaekers dhe Junior Messias nuk kanë bindur plotësisht, njëri nga të dy mund të largohet nga Milanello. Në rrezik të madh është edhe qëndrueshmëria e Brahim Diazit, huazimi i të cilit nga Real Madrid skadon në fund të qershorit. Kohët e fundit Stefano Pioli e ka përdorur si anësor të djathtë në sulm dhe mbase atje performon më mirë sesa kur është i angazhuar si mesfushor sulmues.
Merkato Milan, sulmues i ri nga Amerika e Jugut?
Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë duke vlerësuar emra të ndryshëm për fushatën e ardhshme të blerjeve. Natyrisht, buxheti i merkatos do të varet nga kualifikimi për Champions League e ardhshme dhe për këtë arsye disa operacione mund të jenë në standby për momentin.
Një nga profilet e ndjekur me interesin më të madh nga Milani është Angelo Gabriel, braziliani klas 2004 që luan tek Santos. Eksperti i merkatos dhe gazetari sportiv Nicolò Schira ka konfirmuar se klubi rosoner po e monitoron lojtarin, të afruar edhe më parë me Milanin që në janar.
Ka qenë Flamengo ajo që ka hedhur hapa konkretë për Angelo Gabriel javët e fundit, duke vendosur 13-14 milionë euro në tavolinë. Mirëpo, talenti i ri ka qëndruar te Santos dhe pret një telefonatë nga Europa verën e ardhshme. Ëndrra e tij është kalimi në një nga kampionatet kryesore të Kontinentit të Vjetër.
Kush është Angelo Gabriel: roli dhe karakteristikat
Angelo Gabriel është një sulmues i djathtë, i lartë 1.73 metra dhe i pajisur me një shpejtësi të shkëlqyer, si dhe aftësi të shkëlqyera driblimiuese dhe teknikë të mirë. Është shpërthyes dhe i paparashikueshëm për mënyrën se si luan. Dikush e krahason me Rodrygo, i cili gjithashtu është rrit te Santos dhe më pas kaloi te Real Madrid. Por ndryshe nga bashkatdhetari i tij, Gabriel është mëngjarash.
Është talenti më i ri që ka debutuar në Brasileirao në historinë e Peixe, duke qenë vetëm 15 vjeç, 10 muaj dhe 4 ditë kur ka bërë debutimin e tij në kampionatin brazilian. Ka bërë më mirë se një legjendë si Pele, i cili debutoi në moshën 15 vjeç, 10 muaj dhe 15 ditë. Sigurisht ka një potencial të madh dhe duket se do të bëjë një karrierë të madhe nëse bën gjërat e duhura për t’u maturuar. Ka klube të mëdha që e ndjekin.