Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Formacion ulërimë më 2024: Maldini e ëndërron kështu | Më të fundit

Milani është gati ta rinovojë thellësisht formacionin e tij gjatë merkatos verore për të qenë sa më afër pritshmërive për sezonin e ardhshëm: ja si e ëndërron Maldini

Siç mund ta keni vënë re nga lajmet e shumta dhe zërat e merkatos që po qarkullojnë në ambjentin Milan kohët e fundit, klubi rosoner është ndër më aktivët në absolut në frontin e merkatos. Ka disa çështje të hapura që duhen zgjidhur gjatë javëve në vijim. Dhe shumë variacione që mund të ndryshojnë strategjitë e Djallit.

Thënë  këtë, e sigurt është se Milani do të lëvizë shumë në verë, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Ja pse ne mund ta themi qetësisht që tani se formacioni i rosonerëve është i destinuar të ndryshojë përfundimisht fytyrën e tij në prag të sezonit të ardhshëm. Dhe sot do të përpiqemi të imagjinojmë se cili do të ishte formacioni i ëndrrave të Milanit për 2024 në mendjet e drejtuesve rosonerë. Pa humbur më kohë, le t’ia nisim menjëherë me pasqyrën e titullarëve dhe rezervave, rol pas roli:

Portier

Titullar-Maignan

Zëvendësues-Sportiello

Mbrojtës i djathtë

Titullar-Walker

Zëvendësues-Calabria

Qendërmbrojtës

Titullar-Tomori

Zëvendësues-Thiaw

Qendërmbrojtës

Titullar-Kalulu

Zëvendësues-Umtiti/N’Dicka

Mbrojtës i majtë

Titullar-Theo Hernandez

Zëvendësues-Valeri/Parisi

Mensfushor qendror

Titullar-Tonali

Zëvendësues-Krunic

Mensfushor qendror

Titullar-Bennacer

Zëvendësues-Pobega

Anësor i djathtë

Titullar-Zaniolo

Zëvendësues-Saelemaekers

Mesfushor sulmues

Titullar-Brahim Diaz

Zëvendësues-Baldanzi/De Ketelaere

Anësor i majtë

Titullar-Rafael Leao

Zëvendësues-Saint-Maximin

Sulmues

Titullar-Hojlund

Zëvendësues-Giroud

Kjo ishte pra, skuadra e ëndrrave të Maldinit me shokë për vitin e ardhshëm. Por lajmet e merkatos ende nuk mbarojnë me kaq, përkundrazi. Një lajm bujshëm i merkatos, bomba Leao dhe siluri Pellegatti: “Ja goditja nga PSG!” <<<

You might also like