Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Formacion i frikshëm për 2024: 8 goditje të reja | Më të fundit

Milani po punon në merkato për të forcuar skuadrën e sezonit të ardhshëm: ja edhe formacioni i ëndrrave të Maldinit për vitin 2024

Në pritje për të zbuluar se si do të përfundojë ky sezon i nxehtë, Milani tashmë është duke punuar në funksion të merkatos së ardhshme verore. Dhe klubi kuqezi, siç e kemi nënvizuar gjithmonë, sigurisht që do të jetë ndër më aktivët në merkato. Sepse, në fakt, do të jenë të shumtë ata lojtarë që janë të destinuar t’i japin lamtumirën Djallit, por po aq shumë do të vijnë për të përforcuar një organikë e cila ka nevojë për ardhje të reja si midis titullarëve ashtu edhe rezervave.

E atëherë, si mund të zbriste në fushë Milani i ardhshëm? Cili mund të jetë formacioni i ëndrrave të rosoerëve për sezonin e ardhshëm? Bazuar në lajmet e fundit të merkatos Milan dhe zërave që kemi mbledhur ditët e fundit, ne jemi përpjekur t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve. Pra, ja se si mund të duket formacioni i Milanit për 2024, me titullarë dhe rezervat rol pas roli.

Në portë: Maignan

Rezervë: Sportiello

Mbrojtës i djathtë: Fresneda

Rezervë: Calabria

Qendërmbrojtës: Tomori

Rezervë: Thiaw

Qendërmbrojtës: Kalulu-Umtiti

Rezervë: N’Dicka

Mbrojtës i majtë: Theo Hernandez-Valeri

Rezervë: Parisi

Mesfushor qendror: Tonali

Rezervë: Krunic

Mesfushor qendror: Bennacer

Rezervë: Pobega

Anësor i djathtë: Zaniolo

Rezervë: Saelemaekers

Mesfushor sulmues: Brahim Diaz-Baldanzi

Rezervë: De Ketelaere

Anësor i majtë: Rafael Leao

Rezervë: Saint-Maximin

Sulmues: Hojlund

Rezervë: Giroud

Ja pra, mes goditjeve të mundshme dhe ëndrrave reale të merkatos, kjo ishte skuadra e ëndrrave të Milanit të sezonit tjetër. Por gjatë këtyre orëve po qarkullojnë edhe lajme të tjera të bujshme për merkaton rosonere. Është tërbuar Cardinale: është gati ta mbyllë goditjen e parë! <<<

You might also like