Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Fillon revolucioni: “Tre goditje me parametër zero” | Më të fundit

Mbërritja në katër të parat në kampionat dhe kualifikimi për në Champions League e ardhshme është objektivi themelor i Milanit. Dështimi do të nënkuptonte vënien në diskutim të shumë prej protagonistëve aktualë të rosonerëve, midis lojtarëve, trajnerëve dhe drejtuesve. Por edhe ridimensionin i planet të merkatos.

Por, pavarësisht nga arritja apo jo e Champions, në casa Milan me siguri do të ndodhë një revolucion i përgjithshëm i organikës. Shumë lojtarë janë të destinuar të largohen nga Milani dhe shumë të tjerë janë ende të varur me një fije. Midis skadencave të kontratës, mospagesës të shpagimeve dhe shitjeve të mundshme, mund të jenë deri mbi 10 lojtarë rosonerë që do t’i thonë lamtumirë Milanit në fund të këtij sezoni. Më shumë se një skuadër e tërë. Gjë që sigurisht do ta shtyjë klubin rosoner të ndërhyjë në mënyrë masive edhe në merkaton hyrëse.

Prandaj, duke qenë se duhet të sjellin në Milano një numër të madh lojtarësh të rinj, është e qartë se Maldini dhe Massara po mendojnë shumë konkretisht për lojtarë të ndryshëm në skadencë kontrate e që do të jenë në dispozicion falas në qershor. Në veçanti, vëmendje ndaj 3 goditjeve të mëdha me parametër zero për të cilat është duke menduar Milani.

Sipas kolegëve gazetarë përtej Adratikut, Milani është në kërkim të mundësive. Njëri tashmë është kapur tashmë në ajër: Marco Sportiello. Por në listën rosonere janë të paktën edhe tre profile të tjerë shumë të rëndësishëm. I pari do të ishte ai i Marco Asensio, një big ndërkombëtar në largim nga Real Madrid. Ghithnjë sipas kolegëve tanë, Milani së shpejti do të ketë kontakte të ndryshme me superagjentin Jorge Mendes me të cilin do të flitet edhe për mesfushorin sulmues spanjoll.

Emri i dytë është ai i mesfushorit francez Houssem Aouar, që do të largohet nga Lioni. 24-vjeçari pëlqehet prej kohësh nga rosonerët dhe vetë francezo-algjeriani do t’i kishte dhënë preferencë Milanit, duke vënë në stand-by ofertat e ndryshme që i mbërrijnë. Një pistë padyshim interesante dhe e rëndësishme për mesfushën rosonere, e cila padyshim do të ketë nevojë për përforcime.

Ndërsa profili i tretë do të ishte për mbrojtjen. Në vëmendje, rikthimi i mundshëm i interesit për Evan N’Dicka, qendërmbrojtës majtosh, klas ’99, në skadencë kontrate me Eintracht Frankfurtin. Tre pista sigurisht shumë të rëndësishme dhe low cost: mundësi perfekte merkatoje për nevojat e Milanit.

You might also like