Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Eksperti i merkatos zbulon lajmin: “Mund ta konfirmoj…”

Gazetari i mirënjohur ka treguar për atë që mund të jetë një lëvizje krejtësisht e papritur e rosonerëve në merkato e që do ti gëzonte pa masë tifozët

Teksa i afrohemi gjithnjë e më shumë asaj që do të jetë një finale sezoni shpërthyes për Milanin, në casa Milan ecën nëpër pista paralele edhe merkato. Faktikisht, edhe merkato verore po afrohet me hapa të mëdhenj dhe drejtuesit e Djallit po lëviz në shumë fronte.

Tema më e nxehtë është padyshim ajo që ka të bëjë me të ardhmen e Rafael Leaos, i cili në fund të fundit do të jetë edhe guri i peshës së merkatos Milan. Në këtë front, siç ju kemi thënë tashmë në orët e fundit, optimizmi është në rritje. Por Maldini dhe bashkëpunëtorët e tij po punojnë edhe nëpër operacione të tjera të mëdha. Nga ky këndvështrim, eksperti i mirënjohur i merkatos, Gianluca Di Marzio, ka zbuluar një lajm fantastik live në Sky Sport.

Lajmi

Blerjet e merkatos verore të rosonerëve deri më tani nuk i kanë përmbushur pritshmëritë: rendiment i ulët dhe angazhim i pakët. Prej tyre pritej një kontribut në gola dhe asiste, ndërkohë që llogaritë ndalen në 1 gol (Origi në Monza) dhe 2 asiste (prapë Origi me Monzën dhe De Ketelaere me Bolognën). Nga kartonat te paga, duke kaluar nëpër minutazhin dhe vlerësimin mesatare: ja të gjitha shiftat e tyre.

Milan, 49 milionë dyshime. Nga CDK tek Origi, të rinjtë zhgënjejnë: të gjitha shifrat e tyre

E dimë se në idetë e merkatos Milanit për verën e ardhshme është si objektiv që të ndërhyhet praktikisht në të gjitha rolet e skuadres në dispozicion të mister Stefano Pioli. Prioriteti kryesor do të jetë përforcimi i ndjeshëm i repartit sulmues, por jo vetëm.

Përveç qendërsulmuesit të ri që do të duhet të mbërrijë në verë, në fakt Milani do të donte të vinte dorë edhe në repartet e tjera. Një nga këto është mbrojtja e cila sipas Gianluca Di Marzio mund të presë një lojtar të ri. Në fakt, sipas raportimeve nga eksperti i merkatos së Sky, Milani po punon për një goditje shumë interesante. Ja çfarë ka zbuluar gazetari:

 “Milani është shumë i interesuar për Ivan Fresneda, i konsideruar nga rosonerët si një profil shumë interesant. Klas 2004, ai është një mbrojtës i djathtë me shtysë të fortë që luan për Valladolidin. Ndëqej edhe nga Juventusi, ndërsa pëlqehet edhe nga Borussia Dortmund, Newcastle dhe Arsenal. Këto skuadra janë shumë tunduese, por në Serie A skuadra që po përpiqet dhe po e ndjek shumë nga afër është Milani”. Thënë këtë, lajmet nuk mbarojnë akoma me kaq. Revolucion total: Maldini ëndërron një formacion të frikshëm për 2024! <<<

You might also like