
Merkato Milan / E kërkonte Boban, Maldini rikthehet në luftë për talentin: një aferë 30 milionëshe
Tifozët rosonerë shpresojnë që skuadra të kualifikohet në Champions League e ardhshme dhe që të ketë një merkato të nivelit të lartë. Asnjë shpenzim të çmendur, por disa lojtarë që mund të bëjnë diferencën duhet të blihen.
Milani pati investuar 35 milionë euro për Charles De Ketelaere verën e kaluar, por deri më tani belgu ka zhgënjyer. Drejtuesit do të duhet të vendosin, në akord me Stefano Piolin, nëse do të vazhdojnë të mbështeten te ai apo do të vlerësojnë edhe ndonjë ofertë tjetër. Ish Club Brugge nuk është i mirëintegruar në skemat e lojës së trajnerit dhe po has nëpër shumë vështirësi për të treguar cilësitë që pati evidentuar në Belgjikë.
Merkato Milan, rikthehet në modë një objektiv i vjetër?
Paolo Maldini dhe Frederic Massara do të duhet të marrin një vendim shumë të rëndësishëm për De Ketelaere. Përveç kësaj, ata do të duhet të përballen edhe me situatat e pasigurta të Rafael Leaos dhe Brahim Diaz.
Milani mund ta gjendet në një situatë ku të humbasë disa titullarë ndaj do të duhet të gjejë zëvendësues të përshtatshëm. Nuk përjashtohet që ndër objektivat e merkatos të përfshihen edhe “të njohur të vjetër”. Për shembull, Dani Olmo, të cilin Zvonimir Boban tentoi ta sillte në Milano që në janar 2020 duke negociuar personalisht me Dinamon e Zagrebit dhe lojtarin.
Por Leipzig ofroi më shumë para dhe e siguroi fantazistin spanjoll, kontrata e të cilit skadon në qershor 2024 dhe është larg një rinovimi. Edhe pse klubi gjerman ka shtyrë për një zgjatje, Olmo po mendon seriozisht një lëvizje diku tjetër. Nuk mungojnë kërkesat, madje flitet edhe për skuadra si Barcelona dhe Real Madrid.
Dani Olmo, Djalli e riprovon? Leipzig vendos çmimin
Sky Germany bën të ditur se Leipzig do të bëjë edhe një përpjekje të fundit për ta bindur Olmon të rinovojë. Do të paraqesë një ofertë më të mirë ekonomike dhe në rast refuzimi do të presë propozimet për shitje. Çmimi i fiksuar është 30 milionë euro.
Barcelona dhe Real Madridi po e monitorojnë me vëmendje situatën, të shohim nëse edhe Milani do ta mendojë këtë në rast të mosmarrëveshjes për vazhdimin e kontratës. 24-vjeçari spanjoll është një lojtar shumë i talentuar teknikisht dhe do ta pasuronte skuadrën e Stefano Piolit. Ai luan edhe si anësor i majtë sulmues dhe si mesfushor sulmues, ka një fleksibilitet të rëndësishëm taktik. Deri më tani me Leipzig ka realizuar gjithsej 20 gola dhe 24 asiste në 116 ndeshje.