Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / Dy zëvendësuesit e Theo Hernandez dhe Olivier Giroud: vendoset për dy objektiva

Ka role në të cilat drejtuesit e kuqezinjve me siguri do të ndërhyjnë në sezonin e ardhshëm të fushatës së blerjeve. Nuk e njohim buxhetin në dispozicion për të bërë merkato, por është e lehtë të parashikohet se ku Paolo Maldini dhe Frederic Massara do të veprojnë.

Ndër blerjet e reja që i nevojiten Milanit sigurisht që i duhet medoemos një mbrojtës i majtë dhe një qendërsulmues. Kemi nevojë për një zëvendës të ri për Theo Hernandez dhe kemi nevojë edhe për një alternativë të vlefshme të Olivier Giroud. Nuk janë të vetmet operacione që duhen bërë, por sërish janë prioritete për sezonin e ardhshëm.

Milan, kush do të jetë zëvendës Theo Hernandez?

Sot zëvendësuesi i Theo Hernandez është Fodé Ballo-Touré, i cili edhe pas dy vjetësh në skuadër nuk ka bindur. Një ardhje surprizë nga Monaco në verën e 2021, senegalezi ka patur pak mundësi dhe nuk i ka shfrytëzuar shumë. Nuk duket të jetë një lojtar për Milanin dhe, me përjashtim të ndonjë kthese të mundshme, ai do të shitet në dritaren e ardhshme të merkatos verore.

Maldini dhe Massara kanë marrë tashmë oferta nga Franca dhe Turqia, por vendosën të rikonfirmojnë besimin e tyre te lojtari. Ballo-Touré është përpjekur gjithmonë të japë më të mirën kur thirret në kauzë, por ai nuk i ka cilësitë që i duhen Stefano Piolit.

Por duket se ato i ka Fabiano Parisi. Kolegët e të përditshmes sportive Tuttosport zbulojnë tek mbrojtësi i majtë i Empolit, emrin më të pëlqyer nga drejtuesit e kuqezinjve. Aferë jo e lehtë, duke qenë se klubi toskan kërkon 15 milionë euro dhe ka konkurrencë edhe nga Napoli. Për më tepër, ka të ngjarë që Parisi të dëshirojë t’i bashkohet një skuadre që të mund t’i garantojë minutazh të konsiderueshëm në këmbë duke menduar edhe për kombëtaren. Te Milani, të jesh zëvendës Theo Hernandez do të thotë të luash shumë pak.

Alternativa e Giroud

Për Piolin është shumë i rëndësishëm edhe një sulmues më i besueshëm se Divock Origi dhe Zlatan Ibrahimoviç. Sot pesha e repartit rëndon mbi Giroud, i cili nuk ka një alternativë tjetër që të mund ta zëvendësojë. Nëse Ibra është 41 vjeç dhe nuk mund t’i kërkosh mrekulli, sigurisht zhgënjimin më të madh e përfaqëson ish Liverpooli.

Origi duket i destinuar të largohet nga Milanello pas një sezoni, nëse nuk “shpërthen” në këto ndeshje të fundit. Maldini dhe Massara po vlerësojnë emra të ndryshëm, dhe siç konfirmon Tuttosport mes tyre është edhe ai i Victor Boniface i Union Saint Gilloise. Nigeriani 22-vjeçar ka shënuar 20 gola dhe 9 asiste në 47 paraqitje këtë sezon.

Klubi belg e bleu për vetëm 2 milionë euro verën e 2022, por tani çmimi i është rritur në mënyrë të pashmangshme dhe ndoshta do të duhen të paktën 15-20 për ta siguruar. Të shohim nëse Milani do të formulojë një ofertë konkrete javët në vijim.

You might also like