
Merkato Milan – Djalli, dy goditje cilësore në Serie A: lajmet më të fundit
Milani i Stefano Piolit eliminoi Napolin në dopjo përballjen e Champions League (1-0 dhe 1-1) duke arritur në gjysmëfinale të kompeticionit. Tani do të duhet të ndeshet me Interin e Simone Inzaghit për të fituar finalen e Stambollit kundër njërit midis Real Madridit apo Manchester City. Edhe në kampionat është në mes të luftës për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League. Me pak fjalë, sezoni është në zemër të aktivitetit, me shumë objektiva për të arritur, e megjithatë drejtuesit rosonerë Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë që tani operative për sezonin e ardhshëm.
QË TANI NË PUNË!
Maldini dhe Massara për merkaton verore të Milanit kanë dy objektiva kryesore. I pari është blerja e dy titullarëve të fortë dhe të nivelit të lartë për formacionin e Piolit. I dyti, ndoshta edhe më i rëndësishmi, është ngritja e nivelit – për nga teknika dhe cilësia – midis linjave të dyta të kuqezinjve. Këtë sezon, në fakt, veçanërisht në Serie A, Djalli ka humbur pikë shumë të rëndësishme pikërisht sepse kur ndonjë titullarë nuk kanë luajtur – për shkak të dëmtimeve apo për thjesht një turnover pushim – e gjithë skuadra e ka ndjerë. Nga ky këndvështrim do të nevojitet një upgrade shumë i rëndësishëm.
RINOVIMET DHE SHPAGIMET
“Booomi” i parë i merkatos Milan erdhi dje me rinovimin zyrtar të kontratës së Olivier Giroud. Sulmuesi francez do të qëndrojë të paktën edhe për një tjetër sezon me kuqezinjtë. Tani rosonerët synojnë edhe rinovimet e Rafael Leãos dhe Mike Maignan. Prej të dyve ka vullnet për të qëndruar, por duhet arritur marrëveshja ekonomike. Pastaj, Maldini dhe Massara do të duhet të vendosin edhe për të ardhmen e katër futbollistëve që aktualisht janë në huazim te Milani. Bëhet fjalë për Sergiño Dest, Tiémoué Bakayoko, Aster Vranckx dhe Brahim Díaz: dy të parët drejt lamtumirës, i treti drejt qëndrimit. Për andaluzianin do të duhet të arrihet një marrëveshje me Real Madridin, i cili do të donte që ai të rikthehej në Spanjë.
BLERJE TË REJA
Karsi disa shitjeve – të pashmangshme – në merkaton e ardhshme verore (madje edhe ato, ndoshta, të Ante Rebić dhe Divock Origi), Milani do të bëjë të paktën 5-6 blerje të reja për të përforcuar grupin e titullarëve dhe atë të rezervave në organikë. Do të nevojitet një qendërmbrojtës, një mbrojtës krahu i majtë, një mesfushor qendre, disa anësorë sulmues dhe një qendërsulmues. Emrat që afrohen me Djallin, gjatë kësaj periudhe, janë vërtet të shumtë. Kjo pasi Maldini dhe Massara po eksplorojnë alternativa të ndryshme. E në këtë kuptim, ka një lajm të ri shumë të rëndësishëm.
LAJMI I RI
Maldini dhe Massara në fakt kanë takuar Morgan De Sanctis, drejtorin sportiv të Salernitanës, dy ditë më parë në hotelin ‘Vesuvio’ në Napoli, menjëherë pas sfidës së Champions League kundër azurrëve të Luciano Spallettit. Duket se Milani ka nisur negociatat për dy elementë të skuadrës së Paulo Sousa. Bëhet fjalë për Pasquale Mazzocchi, klas 1995, mbrojtës anësor që mund të luajë si në të djathtë ashtu edhe në të majtë dhe Boulaye Dia, klas ’96, qendërsulmues senegalez (shënoi në ‘San Siro’ kundër Djallit këtë sezon) i lakmuar edhe nga Sassuolo, si dhe nga disa klube të Premier League. Do të ishin Fodé Ballo-Touré dhe Origi ata që do t’u lëronin vendin në skuadër. Për të ulur pjesën e parave në operacion, Milani do të ishte i gatshëm të përfshinte Yacine Adli në negociatat me palën kampane. Ai nuk gjen hapësirë te kuqezinjtë, por Sousa e ka pëlqyer që nga kohërat e tij në Bordeaux.