
MERKATO MILAN DHE TOP NEWS – Fjalët e Maldinit dhe zgjedhjet e Piolit
Një tjetër ditë kuqezi po fillon dhe një tjetër mbaroi (dje). Fjalët e Paolo Maldinit dhe zgjedhjet stërvitore të Stefano Piolit në funksion të Milan-Napoli. Por edhe deklaratat e Marek Jankulovskit dhe përgjigja e statistikave për mundësinë që Djalli ta fitojë Champions League, si dhe rikthimi i Lionel Messit në Barcelonë. Mund t’i gjeni këto dhe shumë më tepër në faqen tonë ‘milanistat.net’ ose duke lexuar skedat e mëposhtme.
DEKLARATAT E MALDINIT
‘Repubblica’ ka raportuar fjalët e Paolo Maldinit, drejtorit teknik të Milanit, të thëna gjatë një video-konference me shumë tifozë kuqezi që jetojnë në Kiev me rastin e një eventi të organizuar nga Fondacioni Milan për të mbështetur popullin ukrainas në luftë. I pyetur për fatin e mundshëm të Milanit në këtë edicion të Champions League, Maldini rrëfeu: “A e dini cili është problemi? Se edhe Carlo Ancelotti, që tani është te Real Madrid, ka një punë të papërfunduar në Stamboll (ku do të luhet finalja e Champions, shënimi i redaktorit). Menjëherë pas shortit më telefonoi: “Paolo, a shihemi në Stamboll?”.
TË DHËNAT STATISTIKORE
Cila nga këto skuadra ka shanset më të mëdha për të fituar Champions League 2023-2024? ‘FiveThirtyEight’, shërbimi i lajmeve dhe analizave të ‘ABC News’, ka përpunuar përqindjet mbi secilin klub që duhet të ngrejë ‘kupën me veshë të madhe’ të shtunën e 10 qershorit në stadiumin Olimpik Atatürk në Stamboll (Turqi). Si rreshtohet Milani i Piolit në këtë renditje speciale? Fatkeqësisht e fundit. Champions League, sipas ‘FiveThirtyEight’, do të përfundojë me 32% në dollapin e Pep Guardiolës në Manchester City (do të ishte trofeu i parë në turne për anglezët). Pas tyre, shanse për Bayern Munich (17%), Real Madrid (14%) dhe Napoli (13%). Me azurrët të cilët, pra, në bazë të kësaj analize duhet t’i kalojnë kuqezinjtë në përballjen e dyfishtë të këtij muaji. Shumë, por shumë shanse të mbetura për Benfikën (9%), Inter (6%), Chelsea (5%) dhe Milan (4%).
FJALET E JANKULOVSKIT
Marek Jankulovski, ish-lojtari i Milanit dhe Napolit, ka folur për derbin italian të Champions League, ndeshja e parë e të cilit do të luhet të mërkurën më 12 prill në ora 21:00 në ‘San Siro’. Ja pra, fjalët e ish-futbollistit çek, i cili fitoi Champions League në Athinë në finalen e 2007 kundër Liverpoolit me Djallin: “Do të jetë një spektakël për futbollin italian. Milani është kampion i Italisë në fuqi dhe Napoli po dominon Serie A duke luajtur shkëlqyeshëm. Por në Champions League tradita e kuqezinjve ka rëndësi, kur luhet muzika, në ‘San Siro’ i sheh të gjitha. Ka përvojë: njerëz si Olivier Giroud që dinë si t’ia bëjnë. Pastaj, janë Theo Hernández dhe Rafael Leao, një nga çiftet më të fortë në qarkullim”, tha Jankulovski.
ZGJEDHJET E PIOLIT
Formacionet e mundshme për Milan-Napoli, ndeshja e parë çerekfinales së Champions League të planifikuar për të mërkurën më 12 prill në orën 21:00 në ‘San Siro’, sipas ‘La Gazzetta dello Sport’. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, duket se synon të ripropozojë të njëjtin njëmbëdhjetësh që fitoi 0-4 në ‘Maradona’ të dielën e kaluar në kampionat. Në fushë, pra, Simon Kjær në mbrojtje, Rade Krunić në mesfushë, Brahim Díaz dhe Rafael Leão në treçerekfushë dhe Olivier Giroud në majën e sulmit. Trajneri azurr, Luciano Spalletti, duhet të preferojë Mathías Olivera ndaj Mario Ruit në mbrojtje, ndërsa në sulm ka dyshime të mëdha për praninë apo mungesën e Victor Osimhen. Nëse nuk ia del, duke pasur parasysh mungesën e Giovanni Simeone, është gati Giacomo Raspadori.
MESSI RIKTHET NË BARCELONË?
Sipas asaj që ka zbuluar Marca, Lionel Messi mund të rikthehet vërtetë në Barcelonë. Janë disa kushte që shkojnë në favor të rikthimit të bujshëm të argjentinasit në bazë, duke pasur parasysh mosmarrëveshjet në Paris Saint-Germain, por gazeta spanjolle përmend edhe faktorë të tjerë vendimtarë. Duke shtyrë për rikthimin, shkruan portali spanjoll, në rradhë të parë do të ishte ish shoku i skuadrës Xavi, sot trajner i Barçës: ish-mesfushori do të fliste çdo ditë me Messin për të ardhmen e tij dhe do të shtynte për këtë fund të lumtur. Për më tepër, ditët e fundit do të kishte edhe një samit të parë mes presidentit Joan Laporta dhe Jorge Messit, babait dhe agjentit të Leos: një takim gjysmë orësh, në të cilin të dy nuk do të kishin biseduar konkretisht për një rikthim dhe nuk do të ishte formuluar asnjë marrëveshje apo ofertë konkrete për këtë qëllim. Megjithatë, ky mund të jetë hapi i parë drejt një rikthimi sensacional të Messit te Barcelona.