
Merkato Milan/ Dështon marrëveshja, nuk firmos, e merr Maldini
Nuk ka asnjë akord midis futbollistit dhe klubit të Serie A. Lajmi është shumë i rëndësishëm. Në prapaskenë Milani vazhdon të shtyjë
Nuk ka filluar ende merkato verore, por shumë klube po i paraprijnë, veçanërisht në lidhje me lojtarët me kontratën në skadencë në qershor. Marrja e tyre me kosto zero, duke i rrëmbyer paramarrëveshje para kohe, është bërë tashmë e zakonshme. Dhe vëmende të madhe në këtë kuptim ka tërhequr mesfushori i Lionit, i cili tashmë është e sigurtë që do ta ndryshojë fanellën në verë.
E kemi fjalën qartësisht për Houssem Aouar, një futbollist potencial luksi me kosto zero. Janë të njohura mirë cilësitë e futbollistit franko-algjerian, i cili prej kohësh dëshiron të bëjë kapërcimin përfundimtar në një klub të madh evropian. Pas pak muajsh më në fund do të mundë të realizojë ëndrrën e tij dhe të rilançohet me ambicie shumë më të mëdha. Milani ka qenë një nga klubet më të interesuara, sidomos muaj më parë kur u fol për një paramarrëveshje shumë të afërt.
Por gjërat u kthyen plotësisht përmbys javët e fundit, duke qenë se u përhap lajmi që Roma ishte absolutisht në pol për Aouar. Madje u shkua deri aty sa u deklarua që lojtari i kishte kryer edhe ekzaminimet mjekësore në Trigoria qysh të hënën e Pashkëve. Madje edhe sot ka mbërritur konfirmimi i njëqindtë. Nga disa burime, të gjitha shumë të akredituara, doli lajmi i një marrëveshjeje praktikisht të përfunduar dhe se në kontratë mungonin vetëm firmat. Por një përgënjeshtrim i madh ka mbërritur nga Franca. Dhe lajmi është shumë i rëndësishëm.
Santi Aouna, kolegu gazetar i Foot Mercato, ka hedhur një bombë të madhe merkatoje. Ai ka zbuluar se nuk ka asnjë marrëveshje mes Houssem Aouar dhe Romës. Të gjitha sa fliten në Itali pra do të ishin të pavërteta. Specifikisht, Aouna sqaron se Roma është klubi më në avantazh në garën për mesfushorin, por se vetë futbollisti kërkon të presë deri në fund të sezonit për të zgjedhur të ardhmen e tij. Nga ana tjetër, dihet se Aouar dëshiron të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, një fakt për të cilin Roma nuk është e sigurt për momentin. Kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në përfundimin e kampionatit të Serie A, por lufta për vendin e katërt është ende plotësisht e hapur.