Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan / De Ketelaere në vështirësi? Vjen një “thirrje” nga Premier League

E ardhmja e De Ketelaere te Milani është e pasigurt: një klub i Premier League është i interesuar për ta marrë gjatë merkatos verore

Sezoni i parë i Charles De Ketelaere në fanellën e kuqezinjve sigurisht që nuk mund të përkufizohet si pozitiv. Pas investimit 32 milionë euro plus 3 bonuse të bëra nga klubi, pritshmëritë ishin dukshëm të larta.

Normale t’i jepet një periudhë ambientimi një lojtari të ri që vjen nga një realitet futbollistik krejt tjetër, por tetë muaj pas ardhjes së tij situata është negative. Pas hapësirës së madhe që pati në fillim, belgu më pas u kthye rezervë. Nuk ka arritur asnjëherë të shënojë një gol dhe duket qartë se Stefano Pioli nuk i beson shumë.

De Ketelaere, ende herët për ta larguar?

Edhe pse De Ketelaere nuk arriti të ketë ndikimin që pritej, është ende e parakohshme për të dhënë vendime negative dhe përfundimtare. Në historinë e futbollit janë parë shpeshherë të rinj që në fillim kanë hasur në vështirësi por më pas kanë arritur të çlirohen dhe të shpërthejnë.

Kohët e fundit, te Milani kemi parë lojtarë si Rafael Leao dhe Sandro Tonali, të cilët kishin nevojë për kohë përpara se të shprehnin potencialin e tyre të vërtetë. Sigurisht që është e drejtë të presim më shumë nga ish talenti i Club Brugge, por nuk duhet as të refuzohet përfundimisht pas vetëm një viti që nuk i eci mirë.

Mund të ketë shumë arsye që kanë çuar në këtë situatë. Përgjegjësitë janë pak të të gjithëve, që nga vetë djaloshi e deri te trajneri. Edhe klubi ndoshta mund të ketë bërë gabim duke investuar tek ai dhe jo në një lojtar tjetër, më të gatshëm. Mbetet për t’u parë nëse në ndeshjet e ardhshme CDK do të mund të pak nga talenti i tij, gjë të cilën në disa ndeshje të para me rosonerët pjesërisht ia pati dalë.

Interes nga Premier League

Paolo Maldini i ka ftuar të gjithë të kenë durim me De Ketelaere, duke shmangur gjykime të parakohshme. Përshtypja është se belgu do të ketë një tjetër shans pavarësisht se si do të përfundojë ky sezon. Megjithatë, do të jetë interesante të shihet se çfarë do të ndodhë nëse vijnë oferta konkrete. Duke qenë se feeling me Piolin duket se nuk ka shpërthyer, nuk duhet përjashtuar që të jetë vetë lojtari që mund ta vlerësojë një transfertë.

Siç zbulohet në Angli nga Team Talk, një klub që do të ishte i gatshëm ta mirëpriste është Leeds United. E kishte provuar qysh në seancën e fundit të merkatos verore, duke ofruar më shumë para si për të ashtu edhe për Club Brugge. Mirëpo djaloshi donte vetëm Milanin dhe refuzoi të transferohej në Elland Road.

Leeds mund të bëjë sërish përpara, edhe pse propozimi ekonomik për kartonin nuk do të jetë më ai 38-40 milionë i formuluar në verën e vitit 2022. Team Talk nuk e përjashton as opsionin Burley, i cili do të luajë sërish në Premier League sezonin e ardhshëm, të cilin e drejton belgu Vincent Kompany.

You might also like