
Merkato Milan / Çmenduria De Ketelaere, Gavi bum: po qarkullojnë lajme të bujshme
Merkato është një temë që mbahet vazhdimisht në lajmet e përditshme në lidhje me Milanin. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, duke qenë se klubi rosoner pritet të ketë një seancë mjaft intensive verore. Për këtë arsye, drejtuesit e lartë të rosonerëve tashmë po punojnë në fronte të ndryshme.
I pari, natyrisht, është ai që lidhet me Rafael Leaon. Rinovimi i portugezit është një çështje prioritare për Milanin. Në fakt, të gjitha situatat e tjera do të varen edhe nga fati i Leaos. Me shitjen e tij, Djalli do të kishte në dispozicion një thesar të madh për t’u ripërdorur në merkaton e ardhshme dhe do të duhej të mendonte për të zëvendësuar sulmuesin e tij më të çmuar. Ndërsa në rast qëndrimi, skuadra do të retushohet me të tjera lamtumira dhe blerje të reja.
Në këtë kuptim, në orbitën Milan po qarkullojnë shumë lajme – disa vërtet të bujshme – në funksion të merkatos së ardhshme verore. Le të bëjmë pra një bilanc të të gjitha lajmeve më të rëndësishme më të fundit në përmbjedhjen tonë të merkatos: shumë lajme flash, njëri pas tjetrit, nga zërat për De Ketelaere deri te një zë i bujshëm që ka të bëjë me Gavin dhe shumë të tjera. Pa humbur më kohë, le të fillojmë menjëherë nga risia e parë.
Firma fondamentale
Milani dëshiron ta blindojë Mike Maignan. Në javët në vijim do të zhvillohet një takim mes drejtuesve të rosonerëve dhe shoqëruesve të portierit francez. Vullneti është që të flitet për rinovimin e kontratës së “Magic Majk”, e cila aktualisht skadon më 2026. Milani dëshiron të zgjasë lidhjen me Maignan, duke i garantuar portierit klas ’95 edhe një përmirësim të ndjeshëm në pagë.
Kontaktet e fundit
Vazhdon kërkimi për një qendërsulmues të ri edhe për sezonin e ardhshëm. Siç zbulohet nga calciomercato.com, ditët e fundit Milani do të kishte pasur kontakte me ndërmjetës për Victor Boniface, një sulmues 22-vjeçar nigerian me një fizik mbresëlënës (193 cm). Sulmuesi i Union Saint-Gilloise po i mahnit të gjithë: 19 gola dhe 8 asiste në 43 ndeshje sezonale (5 gola dhe 2 asiste në 8 ndeshje të Europa League). Edhe Lazio do t’i kishte sytë te Boniface.
Mundësi të arta
Vëmendje edhe në aksin Milano-Londër. Në veçanti, një sy mbi atë se çfarë mund të ndodhë gjatë verës midis Milanit dhe Chelsea, dy klube me pronësi miqësore dhe të gatshëm për të bërë biznese së bashku. Blutë do të ishin gati t’u jepnin lamtumirën disa lojtarëve që muajt e fundit do të kishin hyrë në orbitën rosonere: nga Ruben Loftus-Cheek te Christian Pulisic, duke kaluar nëpër Trevoh Calobah, Hakim ZIyech e të tjerë. Me pak fjalë, Milani mund të mendojë të peshkojë në shtëpinë e Chelsea, duke përfituar edhe nga disa mundësi joshëse në merkato.
Objektiv konkret
Për sa i përket mesfushës, një nga emrat më të përfolur të kohëve të fundit është sigurisht ai i Houssem Aouar. Lojtari, kontrata e të cilit me Lyonin është në skadencë, mbetet një profil i ndjekur me shumë vëmendje nga Milani. Një transferim cilësor me kosto zero, për të cilin vazhdojnë të mbërrijnë konfirmime, si nga Italia, ashtu edhe nga Franca. Aouar do ta kishte vendosur Milanin në krye të preferencave të tij.
Goditje për në fashën e majtë
Milani po përgatitet t’i thotë lamtumirë Ballo-Touré dhe të sjellë një mbrojtës të ri të majtë në Milano si zëvendës Theo Hernandez. Profilet e vlerësuara janë të shumta. Në listën e Maldinit dhe Massarës do të ishte veçanërisht emri i Fabiano Parisit të Empolit, Antonino Gallos së Leçes dhe zbulimi i Serie A Carlos Augusto i Monzës. Megjithatë, calciomercato.com, vë theksin edhe tek Emanuele Valeri i Cremonese, një tjetër profil që u pëlqen shumë rosonerëve.
Situatë e ndërlikuar
Përveç Rafael Leaos, Milani do të duhet t’i kushtojë vëmendje edhe Brahim Diazit. Rosonerët do të donin ta shpagonin mesfushorin sulmues spanjoll, por do të duhet të kenë punë me Real Madridin dhe pretendentët e tjerë. Në veçanti, në Spanjë sigurojnë që Reali dëshiron të sjellë në shtëpi Brahimin, i cili do të tundohej shumë nga mundësia për ta luajtur fatin me fanellën e Blancos. Ndërkohë, Arsenali vazhdon të monitorojë situatën dhe po përgatit një ofertë 30 milionë euroshe. Prandaj Milani duhet të hyjë në rendin e ideve se mund ta humbasë me të vërtetë Brahim Diaz në fund të këtij sezoni.
Të reja nga Ibrahimoviç
Lamtumirë Milanit dhe futbollit të luajtur për Zlatan Ibrahimovic në fund të sezonit? Ndoshta jo. Në fakt, sipas TMW, klubi rosoner do t’i kishte ofruar sulmuesit suedez një rinovim edhe një vit për ta pasur në dispozicion për sezonin e ardhshëm, si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes. Një kthesë që mund të ndryshojë fatin e Ibrës dhe të shtyjë më tej daljen në pension. Çdo zgjatje duhet të ndjekë shifrat e pagës aktuale prej 1.5 milionë plus bonuse.
Çmenduria CDK
Nën dritën e paraqitjeve zhgënjyese të Charles De Ketelaere, janë të shumtë ata që po vazhdojnë të flasin për një largim të mundshëm të talentit belg në verë. Një hipotezë – e nxitur edhe nga disa zëra merkatoje, sipas të cilave CDK do të ishte në shënjestër të disa klubeve të rëndësishme evropiane – që është një çmenduri e pastër. Në fakt, sipas asaj që redaksia jonë ka mësuar, nuk do të kishte asnjë shans që De Ketelaere t’i thoshte lamtumirë Milanit, i cili beson ende dhe mbështetet te djaloshi dhe synon ta presë. Edhe për shkak se ka një investim të madh për t’u mbrojtur nga i cili do të ishte praktikisht i pamundur rikthimi në merkaton e ardhshme verore. Me pak fjalë, fake news të pastra merkatoje dhe asgjë më shumë.
Sugjestioni Gavi
Është i bujshëm lajmi i fundit që po qarkullon në mjedisin rosoner në lidhje me interesimin e mundshëm të Milanit për fenomenin e Barcelonës, Gavi. Klubi blaugrana, për shkak të vështirësive financiare, nuk arriti të ratifikonte rinovimin e xhevahirit spanjoll klas 2004, rinovim që u anulua nga drejtësia sportive spanjolle. Kështu që Gavi mbetet në skadencë kontrate në fund të këtij sezoni e për këtë arsye është praktikisht i disponueshëm në merkato si një transferim i lirë. Një mundësi e papërsëritshme, më unike se e rrallë, e cila padyshim ka tërhequr vëmendjen e shumë top klubeve evropiane. Megjithatë, siç raportohet nga kolegët italianë, Milani dhe Juve do të kishin ngritur antenat e tyre, duke e ndjerë goditjen me zero euro. Sidoqoftë, një pistë kjo shumë e komplikuar për shkak të konkurrencës, por rosonerët mesa duket po e ndjekin me interes situatën.