
Merkato Milan / Cardinale spastron skuadrën: ja kë do të largojë… | Më të fundit
Merkato e ardhshme e Milanit do të ketë shumë karakteristika të reja për në verë. Maldini dhe Massara do të kenë goxha punë për të bërë në merkaton e ardhshme për të përforcuar skuadrën në dispozicion të Stefano Piolit. Pothuajse çdo repart do të ketë nevojë për përforcime me nivel.
Nga ana tjetër, në casa Milan mund të ketë goxha surpriza, edhe përsa i përket largimeve. Gerry Cardinale, nga ky këndvështrim, nuk do të merret shumë. Ideja e numrit një të RedBird është shumë e qartë: askush nuk është i paprekshëm. Gjithkush mund të jetë i sakrifikueshëm përballë shifrave të duhura. Ndërsa të tjerë rosonerë do të eliminohen nga projekti i ri i Milanit, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në fushë deri në fund të kampionatit.
Përsa i përket këtyre çështjeve, ka shumë situata ende në pikëpyetje, pa përjashtuar – siç thamë – edhe disa surpriza të mundshme të bujshme. E duke vazhduar më konkretisht, nga hulumtimet e njerëzve tanë pranë klubit të rrugës Aldo Rosi, do të jenë 12 lojtarë milanistë ata që mund t’i thonë lamtumirë klubit rosoner në fund të këtij sezoni. Mes emrave shumë të rëndë, lajmeve të papritura dhe lamtumirës praktikisht të sigurt, ja dhe është lista e plotë që kemi arritur të sigurojmë me emrt e lojtarëve që largohen me të gjitha përqindjet e mundësisë për të ndodhur, të përditësuara emër për emër:
-
25% – Gabbia
-
45% – Junior Messias
-
50% – Brahim Diaz
-
50% – Ballo-Toure
-
55% – Florenzi
-
60% – Origi
-
60% – Rafael Leao
-
70% – Adli
-
75% – Vranckx
-
80% – Dest
-
90% – Rebic
-
100% – Tiémoué Bakayoko