Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan, 16 milionë për talentin: Pioli mund të gëzohet

Pas një viti më shumë se të komplikuar, ku përfundoi i mënjanuar nga skuadra, u rikthye, duke u bërë një një nga lojtarët më të rëndësishëm të Stefano Piolit, i cili praktikisht krijon dot formacion pa të.

Brahim Diaz tashmë është bërë titullari i treçerekfushës, duke bërë që të ulet në pankinë Charles De Ketelaere. Gjatë sezonit, në tridhjetë ndeshje të luajtura, mes kampionatit dhe kupave, me mbi 1600 minuta, spanjolli ka realizuar pesë gola dhe dy asiste. Sigurisht jo shifra emocionuese, por deri më sot, klasi 1999 duket të jetë shumë i rëndësishëm për ekuilibrat e skuadrës së Piolit.

I domosdoshëm

Sidoqoftë, Diaz ka shënuar gola të rëndësishëm, duke nisur me atë që vendosi të Tetat e Finales së Champions League kundër Tottenhamit, por në gol arriti edhe me Juventusin, që të gjithë do ta mbajnë mend, përveç atij dygolëshi ndaj Monzës dhe golit e debutimit ndaj Udineses. Brahim Diaz, siç thamë, e mori rolin e titullarit në kurriz të De Ketelaere, investimi i madh i verës së kaluar. Pra, rreth 35 milionë euro kanë përfunduar në stol. Tani Milani po mendon se çfarë të bëjë me spanjollin.

Milan, shpaguaje Diaz

Po, sepse huazimi dyvjeçar i nënshkruar dy vera më parë skadon në qershor dhe Paolo Maldini dhe Frederic Massara do të duhet të kuptojnë se deri ku mund të shtyhen për shpagimin e tij. Vullneti për ta mbajtur lojtarin ka qenë gjithmonë, por vetëm me çmimin e duhur.

Negociatat me Realin

Nga ana tjetër, Diaz vlerësohet shumë edhe nga Stefano Pioli por duhet gjetur një akord me Real Madridin. Marrëdhëniet mes palëve janë më se të mira por nga Spanja janë të bindur se blancos synojnë ta rikthejnë kampionin e tyre në shtëpi. Real dhe Brahim Diaz e kanë thikën në anë të dorezës, siç e kemi thënë gjithmonë. Arritur në këtë pikë, vendimtar do të jetë vullneti i lojtarit.

Në Milano ndihet shumë mirë fanellën rosonere veshur, por thirrjes së Real Madridit nuk mund t’i rezistojë. Ndërkohë, Milani po mendon për ofertën që duhet të vërë në pjatë. Takimi mes palëve nuk do të vonojë dhe milani do të ishte i gatshëm të arrinte deri në 16 milionë euro. Një shifër ndryshe nga ajo e rënë dakord dy vera më parë.

Është koha reflektimesh dhe pritshmërishë, pra për Brahim Diazin, i cili ndërkohë që përpiqet të kuptojë se me cilën skuadër do të luajë, është i thirrur edhe për të zgjedhur kombëtaren që do të luajë. Maroku ka bërë hapur përpara, por përshtypja është se nëse Spanja do ta thërriste sërish, për numrin dhjetë të rosonerëve do të kishte pak dyshime.

You might also like