Milanistat
Milanistat, emocionet kuqezi

Merkato Milan, 10 sulmuesit në listën e Maldinit: ja kush është sulmuesi i madh më afër rosonerëve!

Milani i ka të gjitha objektivat për të forcuar repartin e tij sulmues në funksion të sezonit të ardhshëm të Serie A dhe kohët e fundit kanë dalë emra të shumtë sulmuesish që mund të mbërrijnë te rosonerët gjatë sesionit veror të merkatos.

Këtë sezon efektivisht sulmi i Milanit ka vuajtur shumë, duke i dhuruar tifozëve rosonerë shumë pak gola. Ndaj dhe ne kemi nevojë për një ndryshim të qartë të marsheve, veçanërisht nëse kërkojmë të shënjestrojmë objektiva gjithnjë e më të mëdha dhe të rëndësishëm. I vetmi emër i sigurt për rikonfirmimin është Giroud, ndërsa e ardhmja e Ibrahimoviç, Origi dhe Rebiçi ende nuk është shkruar. E sigurt është se në Milano do të zbarkojë të paktën një sulmues i ri i madh gjatë verës.

Në këtë përmbledhje të redaksisë ne do të analizojmë 10 sulmuesit që kanë përfunduar në shënjestër të Maldinit, duke i ndarë në rend rritës të probabilitetit të ardhjes. Pra, le të fillojmë menjëherë me analizën e emrave, nga më i largët e deri tek ai më afër rosonerëve.

9%

Gianluca Scamacca

Sulmuesi i West Ham është afruar së fundmi me Milanin, pasi mund të largohet nga Anglia në fund të sezonit. Por kostot e operacionit mund të jenë penguese për klubin e rosonerëve. Prandaj, është shumë e vështirë për të që të arrijë në Milano në verë.

13%

Kolo Muani

Një emër i madh, që prej shumë kohësh i pëlqen Maldinit dhe Massarës. Milani e ka ndjekur prej muajsh qendërsulmuesin e Eintracht Frankfurt dhe kombëtares franceze, por edhe në këtë rast çmimi mund të jetë tepër i lartë për arkat e rosonerëve. Madje flitet për një vlerësim mbi 60 milionë euro.

18%

Alvaro Morata

Një nga emrat e fundit që po shfaqet në orbitën Milan për repartin e sulmit, spanjolli është në skadencë më 2024 dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit. Çmimi në këtë rast do të ishte i përballueshëm (15/20 milionë), por duket se kuqezinjtë duan të përqëndrohen mbi një profil ndryshe dhe më të ri. Për këtë arsye, gjasat për ardhjen e tij janë ende mjaft të ulëta.

20%

Joao Pedro

Braziliani i talentuar 21-vjeçar po imponohet me tinguj golash dhe paraqitjesh të nivelit të lartë në kategorinë e dytë angleze me fanellën e Watford. Milani do ta kishte vënë midis talenteve për t’u ndjekur me më shumë vëmendje për të ardhmen, edhe pse për momentin nuk duket të jetë ndër prioritetet kryesore.

22%

Folarin Balogun

Djaloshi anglez klas 2001 ka magjepsur shumë top klube evropiane falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Ligue 1 te Reims, ku po shënon me një vazhdimësi të madhe. Problemi kryesor është se djaloshi është në pronësi të Arsenalit, të cilët po vlerësojnë edhe mundësinë e rikthimit të tij në shtëpi. Në rast të kindërt, Topçinjtë do të kërkonin shumë para për ta lënë të largohej.

25%

Elye Wahi

I afruar te Milani që kohë më parë, emri i francezit klas 2003 i Montpellier do të ishte rikthyer në modë anëve të Milanellos edhe kohët e fundit. Shumë gola dhe karakteristika që i pëlqejnë shumë rossonerëve: kostoja e kartonit mund të jetë rreth 20/25 milionë euro. Një pistë për t’u pasur në vëmendje.

35%

Lois Openda

Belgu i Lens është një ide intriguese për sulmin e Milanit. Ndoshta një nga lojtarët më pak të njohur dhe jo të bujshëm në listë, por gjithsesi interesant. Në fakt, 23-vjeçari ka shënuar 14 gola, ku ka realizuar edhe 2 asiste në 28 ndeshje të kampionatit të luajtura deri më tani dhe me siguri do të kishte një çmim të përballueshëm.

37%

Noah Okafor

Zvicerani është ndër lojtarët më të vlerësuar nga drejtuesit e Milanit, që po e ndjekin prej disa muajsh. Do të kishte pasur disa kontakte midis drejtuesve të lartë të rosonerëve, atyre të Salzburgut dhe shoqëruesve të futbollistit. Në gjendje të luajë edhe si anësor edhe si qendërsulmues, çmimi i tij sillet rreth 20/25 milionë euro.

40%

Mateo Retegui

Debutues i freskët (me gola) në kombëtaren azurre, bomberi italo-argjentinas në pronësi të Boca Junior – por që po ecën shumë mirë i huazuar te Tigre – shpreson të zbresë në Serie A verën e ardhshme. Dy skuadrat milaneze do të ishin më të interesuarat për të: mundet ora të parashikohet një derbi merkatoje midis rosonerëve dhe nerazurrëve.

50%

Victor Boniface

Është sugjerimi i fundit surprizë për sulmin e Milanit të së ardhmes. Sulmues klas 2000 me një fizik të madh (193 cm), nigeriani po shpërthen në Saint Gilloise: 19 gola këtë sezon, 5 në Europa League. Është një ide shumë e rëndësishme si edhe ekonomike, duke qenë se do të mjaftonin rreth 10/15 milionë euro për ta sjellë në Milano.

You might also like