Milanistat, emocionet kuqezi

Mendes, asi i merr të gjitha: pas Asensio, ja dhe Isco

News

Isco Alarcón, fantazisti i Real Madridit dhe objektivi i mundshëm i merkatos Milan, i bashkohet skuderisë së Jorge Mendes

Isco Alarcón, klasi 1992, fantazisti i Real Madridit dhe objektivi i mundshëm i merkatos Milan, ka ndryshuar agjent. Futbollisti talenti ish-Málaga, të cilit kontrata me ‘Merengues’ i skadon pas pak më shumë se një muaji, më 30 qershor, ka vendosur të lidhet me Gestifute.

Për ata që nuk e dinë, bëhet fjalë për agjencinë e prokurorit të fuqishëm portugez Jorge Mendes. I cili, ndër të tjera, me Djallin është duke negociuar ardhjen në Milanello të një tjetër klienti të tij, Renato Sanches, nga Lille, si dhe rinovimin e kontratës së top-playerit të vërtetë të sezonit të kuqezinjve, Rafael Leão.

Isco i pëlqen shumë edhe Betisit, por është e vështirë të nënshkruajë me bardhezinjtë e Seviljes, të stërvitur nga trajneri kilian Manuel Pellegrini, nëse këta nuk kualifikohen për në edicionin e ardhshëm të Champions League. Nuk mund të përjashtohet, pra, as edhe një rikthim i dashurisë nga kuqezinjtë, të cilët, siç dihet, kanë nevojë për një përforcim cilësor në treçerekfushe.

Andaluziani Isco Alarcón është futbollisti i dytë i Real Madridit që në harkun kohor të një muaji vendosi t’i bashkohet skuderisë së Jorge Mendes. Tjetri, në prill, ishte Marco Asensio, një tjetër objektiv merkato i Milanit. Kontrata e majorkezit do të skadojë më 30 qershor 2023. Pra, ai është një tjetër futbollist (i fortë) në kërkim të një sistemimi të ri.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe