
Më parë Tonali, tani Ibra: Milani nuk e përballon dot presionin e Skudetos
Fjalët e Sandro Tonalit pas barazimit ndaj Atalantës patën kaluar paksa pa zhurmë në gusht, por tani janë rikthyer në qendër të vëmendjes, sidomos pas deklaratave të Zlatan Ibrahimoviç në fundin e Udineze-Milan: “Mendoj se nuk ndihemi të ndryshëm, por duhet të kuptojmë se ky është një tjetër kampionat. Është një gjë normale: pasi fiton Skudeton, rikthehesh në krahët e entuziazmit. Nuk kemi pasur përqendrimin e duhur, jemi nisur sikur të ishte dita e 39-të”, pati deklaruar mesfushori i ri i Milanit.
IBRA SI TONALI
Të shtunën në Dacia Arena, ja dhe fjalët e suedezit menjëherë pas humbjes së shëmtuar 3-1 të Milanit ndaj friulianëve: “Kur luan si kampion i Italisë, je një shënjestër dhe një stimul për të gjithë. Këtë vit i luajmë nën të gjitha ndeshjet. Kjo skuader nuk e ka eksperiencën për të luajtur si Kampione e Italisë. Prandaj vijnë këto up and down. Nuk kemi arritur ta mbajmë lart nivelin në të gjitha ndeshjet, nuk kemi arritur të qendrojme në nivelin tonë më të mirë gjatë gjithë kohës”. Deklarata që në fakt konfirmojnë disa muaj më vonë të njëjtat ndjesi të Tonalit.
KAPËRCIM CILËSOR
Milanit duhet akoma të bëjë një kapërcim të rëndësishëm cilësor, veçanërisht në planin mendor: maturimin nga një skuadër që fiton pa favorin e parashikimeve në një skuadër që duhet të fitojë sepse është Kampion i Italisë. Fatkeqësisht këtë vit nuk do të jetë e mundur të përsëritet, por mbetet për t’u arritur një objektiv po aq i rëndësishëm për të ardhmen e klubit, që do të thotë pikërisht kualifikimi për në Champions League-n e ardhshme.