
Me këtë Leao, Milani mund të ëndërrojë të shkojë përtej gjysmëfinales. Dhe jo vetëm këtë vit
Milani i Stefano Piolit përmbush një tjetër hap të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e tij të rritjes: pas Skudetos së fituar sezonin e kaluar, rosonerët arrijnë në gjysmëfinale të Champions League duke eliminuar Napolin në çerekfinale; deçiziv 1-0 e ndeshjes së parë në San Siro, e cila, në atë të Maradonës, i ndihmoi rosonerët të sjellin në shtëpi 1-1 final dhe si pasojë kualifikimin.
Leao, si Maradona
Ndeshja në Napoli, e përfshirë nga një javë polemikash dhe fjalësh vërtet të tepruara, u zhvillua, ashtu siç pritej, shumë e ekuilibruar: të zotët e shtëpisë arritën posedimin e topit për periudha të gjata, megjithatë, duke u përballur me një Milan shumë të rregullt dhe të vëmendshëm në fazën mbrojtëse dhe mbi të gjitha, të gatshëm për të kundërsulm. Në njërën prej tyre, pasi dështoi dy herë për të shënuar golin e avantazhit me Giroud (penallti nga pritja e portierit dhe një në lëvizje), Leao shpiku një lojë të ngjashme me ato të Maradonës, duke u nisur nga treçerekfusha e tij për t’i shërbyer më pas 9-ës franceze krejt të vetëm në zonë. Ishte, në “Maradona” pra, që erdhi edhe shenjtërimi europian i portugezit: “Vitin e kaluar – tregoi ai për Infinity – pata një sezon të mirë në kampionat dhe doja ta tregoja edhe këtë vit në Champions League”.
Fjalët për të ardhmen
Leao është një gjemb në brinjët e çdo mbrojtjeje. Me të në fushë, Milani mund të mendojë vërtet për të fituar çdo ndeshje: i mjafton një hapësirë, disa metra, një korridor dhe nuk mund të kapet më. Është e qartë se Maldini dhe Massara do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur, por është vetë lojtari që i ka idetë mjaft të qarta: “Jam i lumtur që jam këtu. Është krenari të mbroj këtë fanellë. Milani është shtëpia ime. Kam ende edhe një vit kontratë. Po flasim… Dua të qëndroj, por ka gjëra të tjera për të zgjidhur. Më e rëndësishmja është që jemi në gjysmëfinale, po kalojmë një sezon të madh dhe jam i lumtur që jam këtu dhe vazhdoj të ndihmoj skuadrën time”. Me këtë Leao mund të ëndërrohet për të shkuar edhe më tej.